Secondary Adv

Ndertohet Lamborghini me 400 mije copeza Lego

Share on Google+

U deshën 8,660 orë punë dhe ajo përbëhet nga më shumë se 400,000 pjesë Lego.

 

Makina peshon më shumë se dy ton. Këto janë detajet e kopjes LEGO të supermakinës më të fuqishme të Lamborghini, Sian FKP 37. Modeli, mbi të cilin kanë punuar 15 ekspertë, është prezantuar në Lubjanë.

Ka elementë të ndryshëm ndriçimi dhe një hapesire të brendshme jashtëzakonisht realiste. Një nga skicuesit zyrtarë të Lamborghini-t e ka “veshur” atë me një ngjyrë të gjelbër të spikatur, duke përdorur një teknikë të veçantë ngjyrosjeje me rreze UV. 

Kjo është një makinë model 1:1 e Lamborghini Siana. Është në fakt një shembull unik i Lamborghini. Ajo përbëhet nga më shumë se 400,000 copeza Lego dhe u deshën më shumë se 8,600 orë për t’u montuar.


Më të lexuarat