
16 statujat me te medha ne bote!
Skulpturat kanë fuqinë për tu lënë spektatorëve një pjesë të historisë. Raca njerëzore ka bërë art për mijëra e mijëra vite. Këtu, në një listë kronologjike, Business Insider ka përzgjedhur 16 statujat më të mëdha në botë. Sigurisht ato do të mbesin për shekuj si ikona të historisë dhe kulturës.
Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio de Janeiro në Brazil. Ajo është 30,1 metra e gjatë, duke mos përfshirë 6 metrat e saj të piedestalit, dhe 19 metra e gjerë. Ajo peshon 635 ton dhe është i vendosur në majën e 700 metrave të malit Corcovado në Parkun Kombëtar Tijuca me pamje nga qyteti.
Statuja “Laykyun Sekkya Buddha” në Myanmar është statuja e dytë në botë për nga madhësia. Është rreth 116 metra e lartë, e gjitha e larë në flori.
Statuja e ish presidentit të Kinës, Mao Zedong në moshën e tij 32 vjeçare. Për ndërtimin e saj janë dashur 35 milionë dollarë.
Statuja Leshan Giant Buddha në kodrën e Xijuo Peak të Kinës. Është e gjatë pothuajsë 71 metra dhe e gjithë statuja është e gëdhëndur në një shkëmb.
Statuja pink e Ganeshës – zotit Hindu në Tajlandë. Madhësia e skulpturës është 16 metra e lartë dhe 24 metra e gjerë.
Statuja Chaukhatagyi Buddha në Yangon të Myanmarit. Statuja është një vepër arti mahnitëse, manteli i saj është i veshur me art dhe kurora është ndërtuar me diamante.
Statuja e notuesit ndodhet në afërsi të lumit Thames në Londër. Gjatë debutimin në Discovery Channel, reality show televiziv "Londër Ink" porositi ndërtimin e dy statujave të mëdha, njëra prej të cilave ishte kjo statujë 14 metra e gjatë, dhe 3 metra e lartë.
Kjo statujë 106 metra e lartë paraqet ish “Mbretërit Yan dhe Huang”. Është e vendosur në qendër të Kinës.
Monumenti i mëmëdheut në Kiev të Ukrainës, është ndërtuar në shenjë të fitores së Bashkimit Sovjetik kundër Gjermanisë Naziste.
Tek kjo skulpturë në gur është fytyra e Decebalus, mbretit të fundit të Dacias. Gjendet në qytetin Orsova të Rumanisë.
Statuja e mbretit Murugan në Selangor të Malajzisë është e ndërtuar nga 250 ton çelik dhe 79 litra bojë ari. Skulptura është 42 metra e lartë, mendohet të jetë statuja më e lartë në botë e hyjnisë hindu.
Statuja e Krishtit Mbret në Swiebodzin të Polonisë është ndërtuar nga donacionet e dhëna nga banorët e qytetit. Statuja është 52 metra e lartë, nga të cilat vetëm kurora e saj është 3 metra e lartë.
Artistit Kinez iu deshën dy vite që të ndërtonte këtë statujë 8 metra të lartë të Marlin Monro-së, nga skena e saj e famshme në “The Seven Year Itch.”
Statuja e Luanit ndodhet në ishullin Sintosa të Singaporit. Është e lartë 37 metra dhe statuja paraqet koken e një luani mitologjik. Një emblemë kombëtare, emri i të cilës ka ardhur nga fjala Malay që do të thotë “qyteti i luanëve”.
Statuja e Lirisë në New York është 93 metra e gjatë. Kjo statujë është krijuar në Francë, para se të sillej në Amerikë.
Statuja Guan Yin nodhet në Hainan të Kinës. Kjo skulpturë është e lartë 108 metra dhe nga secila anë ka një fytyrë të ndryshme.
Më të lexuarat








