Secondary Adv

Shkencetaret zbulojne mikroplastke ne re

Share on Google+

Shkencëtarët kanë gjetur ekzistencën e mikroplastikës edhe në re, duke argumentuar se ato mund të ndikojnë në formimin e tyre dhe klimën lokale në mbarë botën.

 

Në hulumtim shkencëtarët japonezë u ngjitën në malin Fuji dhe malin Oyama për të mbledhur mostra uji nga mjegulla që mbulon majat, dhe më pas aplikuan teknika të avancuara imazherie në mostrat për të përcaktuar vetitë fizike dhe kimike të tyre.

Ekipi hulumtues identifikoi nëntë lloje të ndryshme polimerësh dhe një lloj gome në mikroplastikën e ajrit, të cilat varionin në madhësi nga 7.1 në 94.6 mikrometra.

Çdo litër uji i testuar përmbante midis 6.7 dhe 13.9 copë plastike. Nëse ‘ndotja plastike e ajrit’ nuk trajtohet, ndryshimet klimatike dhe rreziqet ekologjike mund të bëhen realitet, duke shkaktuar dëme të pakthyeshme dhe serioze mjedisore në të ardhmen.

Kur mikroplastikat arrijnë në atmosferën e sipërme dhe ekspozohen ndaj rrezatimit ultravjollcë nga rrezet e diellit, ato degradohen, duke kontribuar në gazrat serrë, tha udhëheqësi i kërkimit Okochi.


Më të lexuarat