×
Secondary Adv

Bateria e re qe karikohet ne vetem 6 minuta

Share on Google+

Nëse u janë bezdisur pajisjet teknologjike që duhet të karikohen çdo ditë, për shkak se bateria e tyre shkarkohet menjëherë, kemi një zgjidhje edhe për këtë problem. Disa shkencëtarë kanë krijuar një lloj të ri baterie, e cila përbëhet nga kapsula të vogla të mbushura me alumin.

 

Kjo do të thotë që përdoruesit e smartphone-it do të jenë në gjendje që ta ngarkojnë plotësisht pajisjen e tyre brenda gjashtë minutash. Bateria ka gjithashtu katër herë më shumë kapacitet se bateritë aktuale prej litium- joni, si dhe degradojnë më pak me kalimin e kohës.
Shkencëtarët kanë krijuar një bateri që mund të karikohet në gjashtë minuta dhe ka një kapacitet deri në katër herë më shumë se bateritë e tanishme prej litium-jon. Bateria e re përdor nanogrimca  prej alumini, të cilat formojnë një ‘topth’ brenda një guaske me oksid titani, i cili vepron si elektrodë negative e baterisë, apo anode.


Kjo metode e re me oksid titani 'Yolk and shell', kapërcen problemet e mëparshme në përdorimin e aluminit në bateritë e ringarkueshme në të kaluarën. Ndërsa bateritë litium- jon aktuale përdorin grafit - një formë karboni - ajo ka një kapacitet të kufizuar magazinimi. Metale si litium mund të ruajë 10 herë më shumë energji, por janë të paqëndrueshme dhe shpesh mund të marrin zjarr si pasojë e ndonjë qarku të shkurtër.


Alumini ka qenë i njohur si një material me kapacitet të lartë, por mund të dyfishohet në vëllim dhe tkurret përsëri ashtu siç edhe mund të ngarkohet shpejt dhe të shkarkohet. Kjo tkurrje konsumon shumë litium dhe zvogëlon kapacitetin e baterisë me kalimin e kohës.


Hulumtuesit në Insitutin e Teknologjisë në Massachusetts dhe Universitetin Tsinghua në Pekin zbuluan një mënyrë të re se si alumini mund të zgjerohet dhe tkurret lirisht. Profesori Ju Li, një shkencëtar për materialet në MIT i cili udhëhoqi punën, tha: "Ne kemi bërë një guaskë prej oksid titani që ndan alumini nga elektrolitet e lëngshme. Guaska prej dioksid titaniumi formon një ‘topth’ alumini brenda saj. Nuk ka hapësirë shtesë në mes të këtij topthi dhe guaskës. Kjo mbron aluminin nga elektrolitet duke i dhënë asaj hapësirë që të zgjerohet pa thyer pjesën mbrojtëse që e rrethon atë.


Në një bateri të zakonshme prej litium-joni, grafiti i përdorur ka një kapacitet ruajtje prej 0.35 amper për orë, për cdo gram. Studiuesit zbuluan gjithashtu se kjo bateri e re mund të arrijë të karikohet shume shpejt, për vetëm gjashtë minuta.


Më të lexuarat