Secondary Adv

WhatsApp ju lejon te hapni 2 llogari njekohesisht ne telefon

Share on Google+

Meta, kompania mëmë pas WhatsApp, ka zbuluar se përdoruesit tani do të jenë në gjendje të hyjnë në dy llogari në të njëjtën kohë kur përdorin një telefon të vetëm. 

 

Themeluesi dhe CEO i Meta, Mark Zuckerberg njoftoi lançimin e funksionit të ri në faqen e tij në Facebook. "Kaloni mes dy llogarive në WhatsApp - së shpejti do të mund të keni dy llogari WhatsApp në një telefon brenda aplikacionit, tha ai.

Funksioni do të shpërndahet për përdoruesit e Android në javët e ardhshme, ndërsa përdoruesve të iPhone do të duhet të presin.

Për të konfiguruar një llogari të dytë pasi funksioni të hapet, përdoruesit do të kenë nevojë për një numër të dytë telefoni dhe një kartë SIM, ose një telefon që pranon shumë SIM ose eSIM.

Pasi të pajiseni me këtë, atëherë duhet të hapni cilësimet tuaja WhatsApp, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe zgjidhni "Shto llogari".

Do t'ju duhet telefoni i dytë ose karta SIM e tij për të marrë kodkalimin që WhatsApp do të dërgojë me SMS për të fituar akses në llogarinë tuaj të dytë në një pajisje tjetër.


Më të lexuarat