Secondary Adv

Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve

Share on Google+

Një firmë amerikane, Turbulence Solution, po zhvillon një teknologji të aftë për të ndihmuar pilotët, pasagjerët dhe aeroplanët të kalojnë nëpër turbulenca pa dëmtime.

 

Sistemi është në përgjithësi i thjeshtë: kur aeroplani ndeshet me një zonë veçanërisht të stuhishme me shpërthime të forta ere që vijnë nga drejtime të ndryshme, ai modifikon gjeometrinë e krahëve në kohë reale për të ruajtur stabilitetin.

Një seri sensorësh presioni të montuara në pjesën e jashtme të pajisjes zbulojnë forcën dhe drejtimin e rrymave dhe rregullojnë në mënyrë dinamike pozicionin e flap-eve, timonit dhe parametrat e shtytjes së motorëve.

Në këtë mënyrë piloti mund të mbajë rrugën e planifikuar dhe të shmangë devijimet, vonesat dhe konsumin shtesë të karburantit.

Sipas kompanisë, sistemi është në gjendje të zvogëlojë efektet e turbulencës me 80% dhe është veçanërisht i përshtatshëm për aeroplanët e vegjël që janë më të ndjeshëm ndaj rrymave, por mund të përdoren edhe në avionë të mëdhenj komercialë.

Teknologjia tashmë është testuar me sukses në avionë të vegjël turistikë: objektivi i kompanisë tani është të vazhdojë kërkimin dhe të zgjerojë përdorimin e saj për ta bërë udhëtimin ajror më të rehatshëm dhe të sigurt.


Më të lexuarat