Njerëzit inteligjentë jetojnë më gjatë - lidhja është aq e fortë sa ç'është duhanpirja dhe vdekja e parakohshme. Shkenctarët kanë zbuluar për herë të parë që tendenca për të jetuar më gjatë lidhet me gjenet e tyre.
Hulumtuesit analizuan të dhënat nga binjakët dhe gjetën se 95 për qind e lidhjes midis inteligjencës dhe jetëgjatësisë është gjenetike. Ata gjetën se, binjakët më të zgjuar jetojnë më gjatë dhe ky studim vuri në dukje se modeli ishte shumë më i theksuar tek binjakët jo identike .Duke analizuat dy binjakë - që ndajnë vetëm ADN gjysmë të ngjashme – në krahasim me ata identikë, i ka ndihmuar studiuesit të bëjnë diferencën midis efektet gjenetike dhe faktorëve të mjedisit, duke përfshirë strehimin, shkollimin dhe të ushqyerit në fëmijëri.
Rosalind Arden, një bashkëpunëtor hulumtues në Shkollën Ekonomike të Londrës, tha se : “Ne e dimë që fëmijët të cilët kanë rezultate të larta në testet IQ, janë të prirur për të jetojnë më gjatë. “Gjithashtu, njerëzit që punojnë kryesisht në poste tepër të larta apo punonjës civil kanë tendencë të jetojnë më gjatë. Për të arritur në përfundimet e tyre, Dr Arden dhe ekipi i saj hulumtuan në tre studime të ndryshme të binjakëve nga Suedia, SHBA dhe Danimarka.
Sipas studimeve inteligjenca dhe mosha e vdekjes është regjistruar në çdo studim, dhe në secilin, të paktën një binjak kishte vdekur. Studiuesit gjetën se binjakët inteligjentë jetojnë më gjatë, studimi vuri në dukje se modeli ishte shumë më i theksuar tek binjakët jo identikë. Në studim janë përfshirë vetëm binjakët e së njëjtës gjini.
Studimi nxori në pah se është e mundur që njerëzit, gjenet e të cilëve i bëjnë ato inteligjent, mund të përfitojnë nga ADN-ja e mirë që përmirësojnë shëndetin. Kjo bën të mundur që njerëzit, gjenet e të cilëve i bëjnë ato edhe më të zgjuar të kenë një trup të shëndetshëm.