×
Secondary Adv

Dritaret inteligjente, kontrollojne temperaturen dhe bllokojne rrezet e diellit

Share on Google+

Sot cdo gjë është duke u bërë inteligjente! Së pari ishin telefonat inteligjentë që “pushtuan”botën, më pas smart TV. Ndërsa sot ne kemi makina inteligjente që ecin vetë në rrugë dhe parashikojnë aksidente, si edhe shtëpi që po bëhen gjithmonë e më të zgjuara.Fasada që kontrollojnë klimen, etj... Po dritaret?!

 

 

Sipas Forbes një kompani me bazë në Milpitas, Kaliforni,  ka arritur që të grumbullojë plot 500 milion dollarë, falë atyre që cilësohen si dritare inteligjentë.Pas vite e vite kërkimesh, funksionojnë dritaret e para inteligjente, falë nanoteknologjisë, xhamat e tyre janë në gjendje të bllokojnë dritën dhe nxehtësinë, duke ndihmuar në energjinë shtëpiake dhe ambjentin brenda saj. Kjo teknologji e re premton realizimin e xhamave me kosto të ulët, duke ndryshuar komandën e tyre, ashtu siç e duan njerëzit.

 


Ne aktualisht përdorim xhama për të mbrojtur ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.  Tani dritaret e reja inteligjentë jo vetëm që do t’ju japin një pamje dinamike dhe estetike, por ju do të mund të kontrolloni ngjyrën e dritareve tuaja vetëm nëpërmjet telefonit. Ndërkohë që një tjetër opsion është mundësia për të programuar dritaret në varësi të lëvizjes së diellit duke bërë të mundur mbrojtjen pothuajse gjatë gjithë ditës.

 


Qëllimi i parë është që të bëjë që ju të ndiheni të rehatshme në të gjitha orët e ditës. Gjithashtu kjo teknologjie e re do t’ju bëjë që të kurseni më shumë energji, veçanërisht nga ndriçimi dhe sistemet e ftohjes. Dritaret inteligjentë gjejnë përdorim kudo, në spitale, ku ajo mund të nxisë shërimin e pacientëve.
Gjithashtu studentët do të jenë më pak të hutuar dhe do të ndjehen më kreative dhe më të zgjuar, falë kësaj teknologjie. Aktualisht disa organizata dhe institucione të mëdha kanë instaluar dritaret dinamike inteligjente në ndërtesat e tyre, duke përfshirë Hilton dhe Colorado State University në SHBA.


Më të lexuarat