×
Secondary Adv

Anglia eshte gati te testoje korsine e pare per karikimin e makinave elektrike

Share on Google+

Anglia është gati për të testuar korsinë e parë me wireless për karikimin e makinave elektrike. Autoriteti i Autostradave në Britaninë e Madhe ka njoftuar se ka në plan që të ndërtojë korsi të dedikuara rrugore për karikimin e automjeteve elektrike.

 


Koncepti i teknologjisë wireless në rrugë ka qenë zhvilluar fillimisht nga Universiteti Stanford dhe është përdorur për herë të parë tek autobusët me energji elektrike në Korenë e Jugut.Ministri i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar Andrew Jones thotë se testimet e para do të ndihmojë që Britania të jetë pionere e zhvillimit të kësaj teknologjie. “Potenciali për të ulur emisionet e ndotjes dhe karikimi në lëvizje i automjeteve ofron mundësi emocionuese”, thotë ai.

 


Testimet për realizimin e studimit kanë qënë të suksesshme, dhe Autoriteti i Autostradave në Angli ka si synim realizimin e rrugëve me wireless si zgjidhjen më të mirë të mundshme. Autoriteti i Autostradave në Angli është një organizatë qeveritare përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe operimin e superstradave dhe rrugëve kryesore A. Automjetet do të jetë të pajisura me teknologjinë e kërkuar me wireless, dhe pajisjet do të instalohen nën një sipërfaqe rruge. Detajet e plota teknike do të dalin menjëherë pasi të instalohet një kontraktor për të ndërtuar sistemin elektrik.

 


Testimi do të përsërisë kushtet magjistrale dhe, në qoftë se është i suksesshëm, në fund të fundit do të thotë se mund të ndërtohet edhe në distanca të gjata, pa pasur nevojë për të ndaluar dhe për të ngarkuar bateritë e tyre. Autostrada e Anglisë thotë se është gjithashtu e angazhuar për instalimin e stacioneve elektrike, për të karikuar automjetet çdo 32 km në rrjetin e autostradës. Testimet e para janë planifikuar të fillojnë këtë vit dhe pritet të zgjasin për rreth 18 muaj.


Më të lexuarat