Secondary Adv

Harrojini pushimet ne krociere, tani ju mund te jetoni ne to!

Share on Google+

Tani ju me të vërtetë mund të jetoni ëndrrën tuaj! Crystal Cruises është kompania e dytë detare e cila ju ofron kilentëve, mundësinë për të blerë një apartament në bordin e saj.

 

 

Firma është duke ndjekur të njëjtën metodë të krocieres “The World”, e cila mburret me 165 rezidencat private – dhe nga një apartament nën çati të cilësisë së lartë me gjashtë dhoma gjumi që mund të strehojë rreth 12 njerëz në 40 banesa - studio.

 

 

Suita luksoze të Crystal Cruises ofrojnë të gjithë komoditetin e një shtëpie të dytë, por me pamje oqeani. Për herë të parë Crystal Cruises është duke i dhënë kilentëve të saj mundësinë për të blerë një rezidencë të përhershëm në bordin e anijeve të saj. Shtëpi pushimi, por me një ndryshim! Kompania me bazë në Los Angeles po ndërton nga 48 suita në tri anije, të cilat do të nisin lundrimin në vitin 2018.

 


Të vendosura në krye të kuvertës, shtëpitë unike do të kenë akses në përdorimin e restoranteve edhe për pritje private. Banorët mund të konsumojnë drekë si mbretër falë kushiznierëve më të mirë. Pajisje të tilla si nëndetëse dhe helikopterë do të jetë në dispozicion të klientëve për të përjetuar një përvojë të plotë si në filmat e James Bond.

 


Anijet Crystal Klasa Ekskluzive do të përbëhen nga 1,000 anëtarë ekuipazhi, për të pritur klientët në mënyrë që ata të kenë gjithçka që kanë nevojë. Suitat janë të bollshme dhe shkojnë nga 56 m2 deri në 372 m2  me tavane 2.4 metra të larta. Ende nuk dihet sesa apartamente këto kroicere do të shesin, por ajo që dihet është se do të kushtojnë disa miliona pasi suitat janë tepër luksoze.


Më të lexuarat