
Makina iCar, endrra e parealizuar e Steve Jobs
Pas Google edhe Apple është duke ndërtuar një makinë me vetëdrejtim. Sipas burimeve mendohet se kompania tashmë është vënë në kërkim të vendndodhjeve të sigurta në Silicon Valley për ta testuar atë.
Duke pasur parasysh markën e Apple, projektuesit grafik në botë kanë hartuar se si do të duket ICar, një makinë ndryshe nga ato që kemi parë deri më sot. Lajmi bëhet i ditur nga “The Guardian” pasi ka mundur të sigurojë disa dokumente, që tregojnë se projekti i përfolur shpesh i Apple për një makinë me vetëdrejtim duket se ka avancuar më shumë nga sa mund ta mendonim.
Në maj, inxhinierët e projektit special u takua në mënyrë të fshehtë me zyrtarë nga stacioni GoMentum, një ish-bazë detare prej 850 hektarësh pranë San Franciscos, që pritet të shndërrohet në një terren testues i sigurisë së lartë për mjetet që drejtohen në mënyrë autonome.
Në dokumentet e siguruara prej “The Guardian”, inxhinieri i Apple, Frank Fearon, ka shkruar: “Ne do të donim të siguronim një mirëkuptim në lidhje me disponueshmërinë dhe afatin kohor të kësaj hapësire dhe sesi do të mund të koordinohemi me palët e treta, që mund ta përdorin atë”.
Pavarësisht këtij zbulimi, Apple ka refuzuar të komentojë. Lëvizja e fundit e gjigantit amerikan të elektronikës vjen pasi Google, Uber dhe kompani të tjera teknologjike janë duke kryer investime të mëdha për makina robotike. Shefi ekzekutiv i Apple, Tim Cook, ka mbajtur një seri takimesh me ekzekutivë të kompanive të makinave gjatë muajve të fundit, ndërsa kompania ka afruar ekspertë automjetesh, përfshi edhe kreun e grupit studiues të Mercedes Benz në Silicon Valley.
Stacioni GoMentum është një stacion i armatimeve detare Concord, një ambient i papërdorur që prej Luftës së Dytë Botërore, me shumë autostrada dhe rrugë ndërqytetase, por baza është e mbyllur për publikun dhe e mbikëqyrur nga ushtria, duke e bërë atë zyrtarisht “mjedisin më të madh dhe më të sigurt në botë për testime”.
Në fshehtësi, kompania - e cili kohët e fundit nisi Apple Watch - ende nuk ka konfirmuar ose të mohuar thashethemet - por kjo nuk ka ndalur që klientët e Apple të spekulojnë duke imagjinuar se si mund të duket një makinë e ndërtuar nga Apple.Vizioni i një projektuesi është një makinë gjysmë-autonome elektrike në traditën minimaliste të projektimit Apple, e cila përmban ekrane të jashtme LED në pjesën e përparme dhe të prapme, me një plan diskret dhe dyert që hapen anash.
Një numër i madh i kompanive të teknologjisë, duke përfshirë Google, janë duke punuar në dizajne të reja për automjete autonome dhe me fuqi elektrike. Në shkurt, The Wall Street Journal citoi se burime të paidentifikuara pohuan se Apple është duke punuar për një automjet elektrik për t'u shitur në logon Apple. Analistët thonë se Apple ka mundësi financiare dhe ambicie për të ndjekur një projekt të tillë.
Më të lexuarat








