×
Secondary Adv

10 ndertesat me te larta ne bote per 2015

Share on Google+

Qytetërimi njerëzor që në kohët e meparshme ka qënë i fiksuar ndaj lartësive të ndërtesave... Sido që të jetë psikologjia njerëzore procesi është i njëjtë edhe në shekullin e 21.

Sot të gjitha ndërtesat janë të larta, të cilat ndahen më tej si të tepër të larta, (mbi 300 metra), ose super të larta (mbi 600 metra). Dubai Burj Khalifa, 830 metra, është hyrja e vetme e mega - kullave, por ky rekord me siguri që do të ndryshojë në të ardhmen e afërt.Ndërtesat e larta mund të ndërtohen, por sfidat inxhinierike mbeten. Më parë, çështjet kryesore me të cilat ballafaqoheshin inxhinierët ishte vetëm materialet e ndërtimit. Fillimisht elementi i parë ka qënë guri, me të cilin është ndërtuar ndërtesa e parë me e lartë, Katedralja Chartre në Francë.


Zbulim i madh erdhi në fund të shekullit të 19-të, falë duarve të inxhinierit dhe arkitektit William La Baron Jenney. Lindur në SHBA, Jenney shkoi në Francë për inxhinieri dhe arkitektonike. Në 1884, ndërtoi ndërtesën 10-katëshe të Sigurimeve në Çikago, Illinois. Kjo strukturë ikonike ishte ndërtesa e parë e përshtatur me kolona metalike dhe trarë, metodë e cila tejkaloi kufizimet e mëparshme, dhe falë kësaj filloi prodhimi i një strukturë të re, rreth 65% më e lehtë se ato prej guri ose tulle. Jenney vazhdoi punën e tij deri në fund të shekullit, dersa vdiq në vitin 1907.

 

Fasadat prej xhami dhe alumini, janë pasardhësi i drejtpërdrejtë i inovacionit të Jenney, një tipar i kudogjendur në ndërtimin e kullave edhe në ditët e sotme. Këto lloj fasadash janë të lehta dhe mbajnë ngarkesa tepër të renda, duke lejuar një shumëllojshmëri të gjerë të formave dhe sipërfaqeve të jashtme – fasadat prej xhami janë rezultati i drejtpërdrejtë i inovacionit të arkitektit William La Baron Jenney dhe është metoda më e përdorur e ndërtimit  në ditët e sotme.

 

Ja kush janë 10 ndërtesa më të larta në botë aktualisht!

 

Burj Khalifa, Dubai - 828 metra

 

Shangai Tower, Shangai - 632 metra

 

Makkah Royal Clock Tower, Arabia Saudite - 601 metra

 

Qendra Tregtare Botërore, New York City - 541 metra

 

Taipei 101, Tajvan - 508 metra

 

Qendra Botërore Financiare Shanghai, Shanghai - 492 metra

 

Qendra e Tregtisë Ndërkombëtare - 484 metra

 

Kullat Binjake Petronas, Malajzi - 452 metra

 

Kulla Zifeng, Kinë - 450 metra

 

Kulla Willis, Çikago - 442 metra

 

Kingkey 100, Kinë - 442 metra


Më të lexuarat