×
Secondary Adv

Tjegullat prej xhami qe ngrohin gjithe shtepine

Share on Google+

Kompania suedeze e energjisë SOLTECH që ofron zgjidhje për energji  të pastër diellore, ka krijuar një sistem të veçantë të ngrohjes në shtëpi që është vendosur brenda tjegullave , i krijuar duke përdorur xham të zakonshëm transparent.

 

Tjegullat prej xhami përvecse ngrohin të gjithë shtëpinë, i japin edhe një pamje të akullt catisë. Në vitin 2009, materiali i kompanisë SOLTECH u zgjodh nga një juri e posacme dhe u emërua si një nga nëntë materialet e reja të ndërtimi. Për shkak të numrit të votave nga njerëzit, pllaka prej xhami të kompanisë fituan medaljen e artë nga Panairi i Ndërtimit në

Nordbygg.Tjegullat prej xhami kombinojnë një dizajn tërheqës me funksione esenciale për energjinë e pastër dhe të qëndrueshme. Është një produkt inovativ dhe i përshtatshëm në kohë. Pllaka janë krijuar nga një xham i zakonshëm dhe peshojnë  njësoj si tjegullat prej balte. 

 

Sistemi nxeh ajrin nëpërmjet tubave të ujit. Tjegullat janë të vendosur mbi një materiali të zi të bërë nga najloni. Nën këtë material, janë të vendosura gyptha ajëri. Ngjyra e zezë thith nxehtësinë nga dielli dhe forcat e ajrit të nxehta që qarkullojnë mund të përdoren për ngrohjen e ujin që është i lidhur me sistemin e ngrohjes të shtëpisë.


Sistemi shkurton kostot e energjisë gjatë gjithë vitit dhe punon gjatë natës dhe në ditët e errëta të dimrit. Firma ka bashkëpunuar me kompaninë e prodhimit të xhamit Orrefors për zhvillimin e tjegullave. Deri më tani tjegullat e reja janë duke u krijuar industrialisht në Portugali duke përdorur të njëjtën dizajn Suedez.


Më të lexuarat