Rruga me panoramike ne bote, Kina nderton autostraden mbi uje
Një rrugë mahnitëse e re u hap në provincën Hubei të Kinës qendrore, më 9 gusht të këtij vitit. Imazhet e pabesueshme të rrugës së re tregojnë se shoferët do të udhëtojnë mbi ujë, në një autostradë 11.3 kilometra të gjatë të ndërtuar në mes të luginës së lumit. Rruga spektakolare lidh qarkun Xingshan në Hubei me Shanghain në Kinë lindore dhe Chengdu në Kinën jugperëndimore .
Autostrada do të shkurtojë kohën e udhëtimit nga Xingshan në vetëm 20 minuta – rrugë e cila më parë ishte rreth një orë. Autostrada është ndërtuar në majë të një urë që ndjek kurbën e luginës së lumit. Shoferët gjatë udhëtimit kanë vlerësuar pamjen mahnitëse të luginës, lumit, fshatrat dhe malet e larta përreth.
Rruga e re tashmë është quajtur “autostrada mbi ujë”. Sipas menaxherit të projektit të rrugës Chen Xingda, kur autostrada u propozua për herë të parë në vitin 2013, ka pasur tre projekte të ndryshme të mundshme. Dyprej tyre përfshinin hapjen e një tuneli përmes maleve të zonës. I treti ishte një rrugë më e gjatë, i cili përfshinte ndërtimin e një autostrade mbi ujë.
Inxhinierët për të mbrojtur bimët dhe pyjet rreth e qark vendosën që të ndërtonin një autostradë që ndjek rrjedhën e lumit. Rruga është rreth 11.3 kilometra në gjatësi dhe është ndërtuar mbi një urë që ndjek luginën e lumit.