Edhe stolat ne parqe behen inteligjente, prodhojne energji diellore
Sarajeva është qyteti i dytë në botë në të cilin janë vendosur stola inteligjent që prodhojnë elektricitet nga energjia diellore. Gjashtë nga këto stola ndodhen në tre pika të ndryshme të qytetit dhe mund të karikojnë aparate elektrike, ndërsa natën përdoren për ndriçim.
Kryeqyteti i Bosnje-Hercegovinës, Sarajeva, është qyteti i dytë në botë ku ndodhen stolat inteligjent që prodhojnë energji elektrike nga energjia diellore. Këta stola të shpikura nga një student i universitetit, janë vendosur edhe në Sarajevë në saje të ndihmave financiare të bëra nga Programi Evropian për Zhvillim.Stolat, kostoja e të cilëve është 3 mijë euro, mund të deponojnë energji elektrike të mjaftueshme për 10 ditë. Stolat inteligjent, ofrojnë mundësinë për karikimin e të gjitha llojeve të aparateve elektrike dhe njëkohesisht gjatë natës përdoren për ndriçim.
Banorët e qytetit, e posaçërisht të rinjtë janë shumë të kënaqur nga kjo risi. Ky hap i vogël i hedhur në drejtim të prodhimit të energjisë së riciklueshme mund të jetë zgjidhje edhe për problemet më të mëdha të Bosnje-Hercegovinës. Bëhet e ditur se 20% e të ardhurave kombëtare në Bosnje-Hercegovinë shpenzohen për energji. Kjo shifër është 3 herë më e madhe se sa mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian.