Krijohet materiali i ri i ndertimit, dy here me i forte se betoni!
Betoni është një nga materialet e ndërtimit më të zakonshme në botë, i përdorur për të ndërtuar shtëpi, shkolla, kisha, komplekse apartamenteve, fabrika, etj.
Megjithatë, materiali nuk është i qëndrueshëm për shkak të përmbajtjes së saj me çimento, gëlqere dhe ngjyrues të ndryshëm. Betoni është përgjegjës për gjashtë për qind të emetimeve të CO2 në planet.
Së fundmi kompania Watershed Material me bazë në Kaliforni, me mbështetje nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës, ka kaluar katër vitet e fundit në hulumtimin dhe zhvillimin e një alternative më të mirë për materialet e ndërtimit , e konkretisht betonit dhe materialeve prej betoni. Aktualisht, studimet e tyre kanë prodhuar një tullë të krijuar me gjeopolimere me bazë natyrore, minerare, që kanë forcë të pabesueshme dhe gjurmë shumë të ulët karboni.
Baza e të gjithë materialit qëndron në përdorimin e argjilës natyrore, që gjendet në nivel lokal në të gjithë tërësinë e tokës. Hulumtimi i kompanisë zbuloi se mineralet më parë neglizhoheshin për mungesën e tyre të aftësisë së menjëhershme; por problemi u zgjidh duke ndryshuar strukturën kimike të argjilës së përdorur. Dhe rezultati është rritja e qëndrueshmërisë, rezistencë ndaj forcës shtytëse dhe kushteve atmosferike.
Modifikimi i mineraleve argjilore përmes gjeopolimerizimit lejon tharje dhe tkurrje minimale. Argjila natyrore, vjen si burim nga guroret dhe veprimtaria e minierave, gërmimeve në vendin e ndërtimit, etj. Natyrisht, pranimi i këtij materiali të ri në komunitetin e ndërtimit mbështetet në vlerën e saj praktike. Gjatë testimit të forcës se shtypjes, teknologjia aktuale ka dështuar pas ushtrimit të një force tepër të madhe. Në thelb, kjo barazohet me një kapacitet ngjeshje 7,000 paskal- dy herë më shumë forcë sesa betoni i zakonshëm dhe 350 për qind më i fortë se kërkesat tipike. Në sajë të kimisë së përdorur në proces, tulla me bazë argjile është gjithashtu shumë rezistente ndaj tkurrjes dhe bymimit të shkaktuar nga thatësira apo lagështia dhe madje dy herë më e fortë se betoni.
Kompania ‘Watershed Materials’ tani për tani është përfituesi i inovacionit me grant kërkimor nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës . Mbështetja financiare do të vazhdojë të ofrohet deri në vitin 2016 që prej propozimit të parë të kompanisë. Vitin e ardhshëm mendohet se do të jenë në gjendje që të sjellë një produkt komercial praktik për komunitetin e ndërtimit në përgjithësi.