Kompjuteri i ri i IBM-se eshte me afer se kurre trurit te njeriut
Informatika moderne është ndërtuar duke shtuar dhe zbritur numrat. Një llogaritje e thjesht lidh miliarda numëra, vlera e të cilëve është shumë e rëndësishme. Me zbulimin e TrueNorth, IBM ka krijuar një çipit të ri të jashtëm bazuar në trurin e njeriut.
Edhe pse janë krijuar procesorë dhe forma të reja të ruajtjes së kujtesës, teknologjia jonë e informatikë deri më sot nuk ka arritur të jetë afër fuqisë së trurit të njeriut. Truri i njeriut ka afërsisht 100 trilion sinapse dhe të ndërtosh një kompjuter që të mendojë, të ketë të njëjtin vizion si truri i njeriut duket pasksa e pamundur.
Qëllimi i projektit është të krijojë një kompjuter që mund të simulojnë vizion, dhe të ndërmarrë veprime në përgjigje të stimujve dhe kujtesës, dhe TrueNorth është teknologjia më e afërt që ka ardhur deri më sot. Cipi TrueNorth është pjesë e një përpjekjeje që filloi në IBM në vitin 2008, me qëllim prodhimin e një formë të re të arkitekturës informatikë të bazuar në neurone dhe sinapse sikurse truri i njeriut.
Ai ka një milion neurone elektronike, mbi 256 milion lidhje sinaptike artificial, përman 4,096 proçesora, një arkitekturë të aftë për të kryer detyra komplekse shumë shpejt dhe konsumon pak energji. Bëhet fjalë për çipin e ri njohës TrueNorth, i cili imiton trurin e njeriut dhe është projektuar nga IMB. Është çipi i parë më i madh në botë i realizuar ndonjëherë nga kompania deri më tani, me 5.4 miliardë transistorë dhe konsumon 70 miliwat energji, shumë më pak energji se çipët tradicionalë. Ai u modelua dhe projektua pasi hulumtuesit ishin në gjëndje të përqëndroheshin në një mikroproçesor me madhësinë e një pulle postare të aftësive të trurit të njeriut dhe atij të superkompjuterit.
Ndryshe nga proçesorët aktuale, të cilat funksionojnë në llogaritje të thjeshta matematikore bazuar mbi një arkitekturë të vjetruar, që daton prej vitit 1945, ky çip është projektuar për të imituar mënyrën se si truri i njeriut njeh modele, duke u mbështetur në rrjetet e transistorëve të dendur të ngjashëm me rrjetet neurone të njeriut. Këta kompjuter të rinj do të mund të revolucionarizojë gjithçka nga transporti me anë të ndihmës së vizionit. Është një drejtim krejtësisht i re për informatikën, ndryshe nga çdo risi që ne kemi parë në këto 70 vjet.