Bateria e se ardhmes per makinat do te karikohet per vetem 5 minuta
Një kompani izraelite thotë se ka zhvilluar një teknologji që mund të karikojë një telefon celular në disa sekonda dhe një makinë elektrike në 5 minuta.
Kompania izraelite e quajtur StoreDot me qender në Tel Avivi pretendon se duke përdorur nano-teknologjinë për sintetizimin e molekulave artificiale, po zhvillon një bateri që karikohet shumë shpejt dhe mban shumë gjatë. Sipas “Reuters”, prototipi aktualisht është shumë i madh për një telefon celular, por kompania thotë se deri në vitin 2016 do të jenë gati bateritë e përshtatshme për smarfonët dhe jo shumë larg edhe për makina.
Ajo ka treguar tashmë një prototip për bateri telefoni, dhe deri më tani kompania ka grumbulluar një fond prej 117 mijë dollarësh për të zhvilluar një bateri për makina. “Këto janë materiale të reja, ato kurrë nuk janë zhvilluar më parë”, tha Doron Myersdorf, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i StoreDot, investitorët e të cilit përfshijnë miliarderin rus dhe pronarin e klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich.
StoreDot thotë se një nga qëllimet e saj të menjëhershme është që të ndërtojë atë që do të jetë prototipi i parë i një baterie për makina, e cila do vetëm 5 minuta që të karikohet. Financimi do të përdoret gjithashtu për të ndihmuar në zhvillimin e një stacioni të fuqishëm për karikimin e baterive të reja, për të krijuar një standard të ri të baterive.
Bateria e re është bazuar rreth krijimit të “nanodots”, të cilat StoreDot i përshkruan si molekula bio-organike peptide. Nanodots ndryshojë mënyrën që një bateri sillet për të lejuar thithjen e shpejtë dhe, në mënyrë kritike, mbajtjen e energjisë.Kompania deri më tani ka grumbulluar ka 48.000.000 dollarë nga dy raundet e financimit, duke përfshirë mbështetjen e një nga prodhuesit kryesorë të telefonisë mobile. Me numrin e madh të përdoruesve smartphone parashikohet që të arrijë 1.75 miliardë këtë vit, dhe StoreDot sheh një treg të madh.
Myersdorf tha një telefon që karikohet shumë shpejt do të kushtojë vetëm 100 - 150 dollarë më shumë se modelet aktuale dhe në fund të fundit do të jetë në gjendje që të përballojë 1.500 cikle karikimi/ shkarkimi, me një jetëgjatësi prej tre vitesh. Ai shpreson që të përdorin të njëjtën teknologji për të krijuar një bateri makine që do të rimbushet për dy ose tre minuta.