×
Secondary Adv

Pakot nje dite do te dergohen edhe nga dronet me rrota

Share on Google+

Një dron robotik me rrota së shpejti do të mund të mbajë pakot tona dhe të na i dorëzojë ato. Kjo mund t’i japë fund dërgesave të humbura gjatë dorëzimit të blerjeve tona nga faqet e ndryshme të internetit.

  

 

Ky mjet i ri robotik përdor një sistem vetë-balancimi që u lejon atyre të mbajnë të gjithë peshën mbi një rrotë me anë të krahëve robotik. Një robot i vetëm mund të mbajë pako të vogla, ndërsa ata të mund të punojnë së bashku për të mbajtur paketa të mëdha dhe ti dorëzojnë më pas në vendin e duhur.
Këta dronë do të përdornin GPS për të shkuar në adresën e duhur dhe një software për njohjes e fytyrës, për të konfirmuar identitetin e marrësit. Për sendet më të mëdha, dronet mund të punojnë së bashku për të ndarë ngarkesën.


Kobi Shikar, një inxhinier dhe student dizajni në Shkollën Shenkar të Inxhinierisë dhe Dizajnit në Ramat Gan, Izrael, thotë se ata mund të zëvendësojë nevojën për përdorimin e mjeteve të rënda të transportit. Ai tha se shërbimi robotik mund të zëvendësojë nevojën për automjetet e mëdha të shpërndarjes, por ndoshta më e dobishme është se gjithashtu, ata do të mund të largojnë nevojën për të pasur një shofer që të dorëzojë sendet brenda orarit të punës.
Z. Shikar thotë se robotët do të jetë në gjendje që të balancojnë peshën duke përdorur një sistem të ngjashëm me atë që përdor një Segway. Këta dronë me rrota do të zënë shumë pak hapësirë në rrugë dhe nuk kanë nevojë për shoferë, madje mund të dorëzojnë dërgesa edhe natën.

 


Shikar e dizajnoi robotin si pjesë të projektit të tij të fundit universitar dhe beson se ata mund të punojnë së bashku me dronet fluturues për të dorëzuar pako të vogla për Amazon. Automjetet përdorin një sistem të ngjashëm balancues në Segway, duke i lejuar ata të qëndrojë në këmbë mbi një rrotë pavarësisht ngarkesës. Për momentin projekti është ende një koncept, por z.Shikar shpreson që ta zhvillojë atë në një prototip të aftë për punë.


Më të lexuarat