×
Secondary Adv

Samsung ne gare per te ofruar internet ne te gjithe boten!

Share on Google+

Samsung ka publikuar një raport të ri ku tregon se kompania është duke përgatitur përdorimin e një flotë prej 4.600 mikro-satelitësh që do të rrotullohen rreth Tokës dhe do të ofrojnë internetin në të gjithë botën.

 


Sipas raportit, në 2028, do të ketë 5 miliardë përdorues interneti, të cilët do të konsumojnë rreth 1 zettabyte në muaj. Po, ne e dimë se zettabyte është një term pak i njohur ndaj po j’ua shpjegojmë; 1 zettabyte është e barabartë me 1,000,000,000 terabytes. Po, kjo është pikërisht shuma e të dhënave të internetit që Samsung kërkon të ofrojë për përdoruesit.Raporti i bisedimeve ka cilësuar ndërtimin e një konstelacioni me satelitë të vegjël që do të shpërndajnë internetin, si alternativa më e mirë e mundshme. Me sa duket, Samsung mund të jetë në gjendje që ta ndërtojë këtë konstelacion.

 


Raporti është titulluar “Interneti Mobile nga qielli”dhe flet për një sistem satelitor interneti që mund të ndihmojë që të shmangen çështjet me të cilat është duke u përballur sistemi aktual satelitor i internetit. Shumica e satelitëve moderne të komunikimit janë në orbitën gjeostacionare, rreth 35.000 kilometra mbi sipërfaqen, dhe ka një çështje që lidhet me kohën e udhëtimit të të dhënave të transmetimit. Samsung synon vendosjen e një konstelacion në afër orbitës së Tokës dhe në këtë mënyrë mund të zvogëlojë këtë vonesë.

 


Flota e këtyre mikro-satelitëve do të lëvizin gjatë gjithë kohës dhe nuk do të ketë ndonjë satelit veçanërisht të dedikuar për një vend të veçantë në Tokë dhe në këtë mënyrë, kjo i lejon që kompania të vendosë këto satelitë në një orbitë më afër Tokës.Gara për sigurimin e internetit në të gjithë botën ka filluar dhe një numër i madh kompanish janë duke konkurruar për të. Ideja kryesore është se kompania e cilia arrin e para do të jetë në gjendje që të ecë përpara me shërbimet dhe produktet e saj dhe me patjetër që do të arrijnë fitime të mëdha në këtë proces. Le të shohim se kush do t’ia dali me sukses!


Më të lexuarat