×
Secondary Adv

Aeroporti i Stokholm-it ju lejon te perjetoni klimen e nje vendi para se te udhetoni atje

Share on Google+

E keni menduar ndonjëherë se si do të jetë moti në destinacionin që ju do të shkoni? E pra, nëse ju do të udhëtoni nga Aeroporti Arlandas në Stokholm, tani do të jeni në gjendje që ta përjetoni atë falë një stimulatori klime.

 


Portali i ri i klimës është në dispozicion në aeroportin Arlanda dhe ju lejon që të provoni motit nga vende të tjera në kohë reale nëpërmjet një stimulatori. Portali i klimës ka tre dhoma të veçanta për përdoruesit. Secila nga këto dhoma ju ofron përdoruesve aftësinë për t’u ambientuar me kushtet e motit të një lokacion tjetër në botë.

 


Në përgjithësi dhomat janë tema rreth koncepteve e “nxehtë, “ftohtë” dhe “e madhe”.  Dhoma me temperatura të larta ose “nxehtë” është për të portretizuar kushtet siç gjenden në shkretëtirat e botës, dhoma e “ftohtë” ofron përvojën e maleve me dëborë. Dhe dhoma me temë “e madhe” është në gjendje për të portretizuar kushtet në qytetet e mëdha të botës.

 

Disa nga shërbimet e stacioneve të monitorimit të motit rreth globit janë përdorur për simulimin e këtyre kushteve në kohë reale. Portali lidhet me këto shërbime të motit dhe të dhënat e marra nga përkthehen nga përdorimi fizik i teknologjisë brenda njësive.Së bashku me ndryshimet e temperaturës, portali gjithashtu është në gjendje që të simulojë flladin e erës dhe t’ju ofrojë përdoruesve me zë edhe imazhet që ndihmojnë në kushtet e motit në kontekst me çdo vendodhje.


Më të lexuarat