×
Secondary Adv

10 parqet kombetare me spektakolare te Evropes

Share on Google+

Evropa është e famshme për Parisin, Romën, Londrën, muzeumet e pafundme, vendet historike dhe sidomos për kështjellat e saj madheshtore.Por jo vetem kaq, Evropa eshte edhe shtepia e shume parqeve te bukura kombetare. Më poshtë po ju paraqesim 10 parqet më mbreslënëse që ndodhen në Evropë sipas TripsToDiscover!

 

1. Parku Kombëtar Vatnajökull, Islandë

Parku natyror i akullt, cilësohet si dramatikisht i bukur, duke u cilësuar si një vend spektakolar për eksplorimin e tuneleve të nëndheshme dhe të akullnajave nordike. Shëtitjet mbi akuj, cilësohen si një eksperiencë unike. Ai zë një pjesë të mirë të vendit dhe njihet si vendi ku vizitorët mund të kënaqen duke eksploruar shpellat e akullit dhe fjordet e mahnitshme.

 

2. Parku Kombëtar Goreme në Kapadokia,Turqi

 

Peizazhi i Parkut Kombëtar Goreme në Kapadokia, është një produkt i fenomeneve natyrore dhe i ndërhyrjeve njerëzore. Rajoni më tërheqës në Turqi është Parku Kombëtar Goreme, i cili ndodhet në luginën me po të njëjtin emër. Tërësisht i gërryer nga erozioni, kjo pamje spektakolare fsheh një trashëgimi të mrekullueshme historike. Një pjesë e parkut përfshin vende unike që janë dëshmi e artit bizantin, kryesisht të periudhës pas ikonoklastike. Në këtë vend është zbuluar një habitat njerëzor që llogaritet të datojë që në shekullin IV. Sipas gjeologëve, paleta e gërryer në këtë luginë është shembull i jashtëzakonshëm i “efekteve të një erozion diferencial të sedimenteve vullkanike nga era dhe uji”.

3. Plitvice Lakes National Park, Kroaci

 

E gjithë bukuria e Parkut Kombëtar në Kroaci qëndron tek 16 liqenet e tij, që lidhen me njëri tjetrin nga ujëvara të mrekulueshme për syrin e njeriut. I gjithë ky territor ka një botë mjaft të pasur si bimore ashtu edhe shtazore, duke përmendur këtu: arinjtë, ujqërit she lloje shumë të rralla zogjsh. Pika më e lartë shkon deri në 1,280m dhe ajo më e ulta arrin deri në 380m. Parku qëndron i hapur gjatë gjithë vitit, dhe me orare të tejzgjatura gjatë stinës së verës. Këtu ndodhet edhe një varkë elektrike e cila ju shoqëron nga liqeni më i madh tek ai më i vogël. Këtij territori nuk i mungon as treni, në të cilin mund të hipni dhe të vazhdoni të gjithë udhëtimin në momentin që e ndjeni veten të lodhur. Bukuritë e këtyre liqeneve mund të shijohen në çdo stinë të vitit, madje edhe pamjet me dëborë gjatë stinës së dimrit nuk duhet të lihen kurrësesi pa u parë.

4. Parku Kombëtar Dolomites Belluno, Itali

 

Parku Kombëtar Dolomites Belluno, ose sikuse i referohen vendasit Parco Nazionale Dolomiti Bellunesi është një mrekulli që tejkalon edhe muzetë më të famshëm të vendit. Megjithëse parku është mjaft i lehtë për të hyrë, vetëm një orë e gjysëm me makinë nga Venecia, ajo mbetet kryesisht e egër dhe e paprishur. Emërohet sipas Dolomites, vargun malor që lë pa frymë dhe që përfshin pesë territoret verilindore, vizitorët mund të gëzojnë hiking, biking, sportet dimërore dhe kafshë të egra. Qyteti antik i Belluno, me 37.000 banorë është qyteti kryesor në Dolomites lindore dhe është një vend ideal për qëndrimin tuaj.

5. Parku Kombëtar i Olimpit, Greqi

 

Ky park është shtëpi për një nga vargjet më të famshme malore në botë - 52 majat e malit Olimp që besohet të jetë shtëpia e perëndive nga banorët e Greqisë së lashtë. Fshati i Dion, i cili mblidhet në krahët e malit, ishte një qytet i shenjtë i Maqedonisë ku Mbreti Arkelau mbajti nëntë ditët e lojrave për të nderuar Zeusin, disa shekuj para Krishtit. Sot, ajo është një vend i njohur për arkeologjinë, ku puna është në vazhdim, së bashku me një muze arkeologjik i cili përmban shumë histori të pasura të rajonit. Parku është edhe shtëpia e llojeve të shumta të kafshëve, si rrëqebulli, ujq, dhelpra, çakallin dhe derrin e egër, së bashku me më shumë se 108 specie zogjsh, si dhe mbi 1700 bimë që mund të gjenden në malin Olimp, duke përfaqësuar 25 për qind të të gjithë florës greke.

6. Loch Lomond dhe Parku Kombëtar Trossachs, Skoci

 

Këtu, ku sot është “Loch Lomond dhe Parku kombëtar Trossachs”, sir Walter Scott shkroi në fillim të shekullit të 19-të poemën e tij të famshme “Lady of the Lakes”. Dhe me të vërtetë parku ofron mjaft frymëzim për poezinë epike: pyje natyrore, male të ashpra dhe mbi 20 liqene gjenden këtu në parkun skocez. Loch Lomond dhe Parku Kombëtar i Trossachs është një nga parqet më të bukura kombëtare në Mbretërinë e Bashkuar dhe është i njohur për peisazhin e mrekullueshem malor dhe 22 liqenet e saj me ujëra të kristalta.

7. Parku Kombëtar Durmitor, Mali i Zi

 

Parku kombëtar Durmitor është shpallur në vitin 1952 ndërsa që nga viti 1980 është në listën e UNESCO-s të trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore. Gjendet në pjesën veriperëndimore të Malit të Zi dhe zë një sipërfaqe prej 33 400 ha. Zonat e veçanta të mbrojtjes (rezervatet) i përbëjnë Mlinski potok, pellgu i liqenit ŠkrÄ

Më të lexuarat