Inxhinierët zviceranë kanë përfunduar tunelin më të gjatë në botë. Dy skajet e tunelit hekurudhor 56 kilometra të gjatë janë lidhur pas 16 vitesh punë intensive të rreth 2500 punëtorëve. Megjithatë, tuneli i Gotardit do të hapet për trenat vetëm në vitin 2016, kur do të shkurtojë udhëtimin mes Zyrihut dhe Milanos.
Së shpejti trenat do të lëvizin deri në 250 km / h nëpër Alpet e Zvicrës. Tuneli i ri Gotthard është një projekt zviceran i shekullit dhe tashmë është në fazën finale. Puna ndërtimore ka përfunduar në masë të madhe. Në tetor do të fillojnë testet zyrtare. Qershorin tjetër do të organizohet ceremonina më e madhe e hapjes dhe dorëzimit të SBB-së. Trenat do të vihen në funksion në dhjetor të vitit 2016. 57 km në gjithë Alpet: tuneli i Gotthardit është më i gjati në botë. Së bashku me bazën e tunelit Céneri, i cili pritet të hapet më vitin 2020, koha e udhëtimit nga Zyrih në Milano do të shkurtohet rreth një orë.
Pjesa me e dendur e popullësisë së Europës njihet historikisht si “bananja blu”, e cila shtrihet nga Anglia veriore dhe në jug përmes Hollandës, Zvicrës, Francës dhe Gjermanisë e deri në Italinë veriore. Shumica e kësaj zone është e banuar nga rreth 111 milionë njerëz – dhe është relativisht fushë, me përjashtim të Alpeve të Zvicrës. Vendkalimi i Gotardit për qindra vjet ka qënë një rrugë jetike midis Zvicrës dhe Italisë veriore.
Tuneli i parë në aksin e Gotardit që lidh Zyrih dhe Milano me tren, u përfundua në vitin 1882 si një ndërmarrje e përbashkët nga Zvicra, Gjermania, dhe Italia, të cilat përfitojnë nga tregtia përgjatë rrugës jetike veri-jug. Ky tunel i ri është financuar tërësisht nga Zvicra, me një kosto prej rreth 10.3 miliardë dollarësh. Që nga viti 1999, pothuajse 2,500 punëtorë kanë punuar ditë e natë për të gërmuar 31 milion ton mbetje nën male. Dhe e gjithë kjo është transportuar me më shumë se 2 milionë ngarkesa kamionësh!
Tuneli është aq i gjatë sa që punëtorët përdorin biçikleta të vogla për të lëvizur nga një vend në tjetrin. Deri tani, projekti ka mbetur në kohë dhe pa vonesa në ndërtim. Testimi, ventilimi dhe aftësitë e komunikimit do të fillojë në tetor. Tuneli Gotthard do të hapet zyrtarisht me një festival në qershor të 2016.