Avionet e se ardhmes nuk do te kene nevoje per aeroporte!
Avioni i së ardhmes pritet të transportojë 6 pasegjerë. Ai do të ketë pamjen e një hekilopteri dhe do të jetë njësoj si avionët e biznesit në ditët e sotme.
Avioni i quajtur Trifan 600 është projektuar për të fluturuar shpejt dhe ka një madhësi sa avionët e tanishëm të biznesit, por ndryshe nga këta, ai do të jetë në gjendje që të mund të ndalojë kudo, pa qënë nevoja për përdorimin e aeroporteve. XTI Aircraft, një firmë e hapësirës ajrore me bazë në Denver, Kolorado ka filluar një fushatë ‘crowdfunding’ për të grumbulluar 50.000.000 dollarë, në mënyrë që të financojë prodhimin e Trifan 600, një avion gjashtë vendesh.
XTi u themelua në vitin 2009 nga David Brody, kryetar dhe shef ekzekutiv i AVX Aircraft Co, i cili është duke zhvilluar dhe patentuar konceptin e ri për avionin e ri . XTi ka nisur fushatën për grumbullimin e fondeve sipas rregullave të reja të miratuara nga Letrat me Vlerë dhe Komisioni i këmbimeve në SHBA në muajin mars 2015.
Koncepti është zhvilluar për dy vjet dhe Trifan 600 do të jetë avioni i parë me shpejtësi të lartë dhe komercialisht i certifikuar, me rreze të gjatë fluturimi dhe vertikal në ulje (VTOL). Duke përdorur tre helika, Trifan 600 do të ngrihet vertikalisht në ajër dhe vetëm në disa sekonda, dy hekilat e krahut do të rrotullohen përpara për të rritur shpejtësinë.
Ndërsa brenda vetëm 90 sekondave, avioni do të arrijë shpejtësinë maksimale - ku, ashtu si edhe çdo avion tjetër, krahët do të jenë lehtësisht të lëvizshme. Madje ky koncept pritet të ketë një shpejtësi maksimale prej 179m /s. Aeroplani fluturon direkt në destinacionin e përcaktur dhe ulet vertikalisht aty ku të mundet.