Punet me te paguara ne industrine e ndertimit ne bote
Sektori i ndërtimit në vendin tonë është një nga më të goditurit e ekonomisë dhe kjo pasyrohet veç te tjerash edhe në nivelin e ulët të punësimit. Por ndryshe nga këtu në botë, ndërtimi gjithmonë ka qënë një ndër sektorët më të zhvilluar të ekonomisë, ku mund të gjenerosh të ardhura të mira nëse je pjese e tij.
Ionic Recruitment një portal konsulent punësimi për specialistë ndërtimi në Britanin e Madhe ka bërë një studim lidhur me pagën e punëtorëve të ndërtimit të përhershëm dhe atyre të përkohshëm duke zbuluar një rritje të konsiderueshme në krahasim me pagën në 2014. Shifrat e reja të publikuara mund të inkurajojë më shumë të rinjtë të marrin kurset e zanatit dhe trajnimet, duke u bërë përfundimisht gjenerata e ardhshme e punëtorëve të kualifikuar. E vlefshme kjo edhe në vendin tonë!
Sipas Ionic, punëtorët e përhershëm në ndërtim kanë një rritje prej tetë për qind të pagave të tyre në 12 muajt e fundit. Shumica e topografëve janë duke përjetuar ndryshim të madh, me një rritje të madhe prej 45 për qind në pagën e tyre. Instituti Mbretëror i anketuesve Chartered, thotë se topografët janë paguar më shumë këtë vit.
Menaxherët janë gjithashtu duke pasur një rritje të përgjithshme të pagës po ashtu edhe kërkesa për një nivel menaxherial po rritet, pasi ata pritet të kenë përvojë dhe njohuri në fushën e tyre të specializuar.Punëtorët e përkohshëm kanë gjithashtu një rritje mesatare të pagave prej shtatë për qind, me pas vijnë bojaxhitë dhe dekoruesit me një rritje prej 45 centësh, e ndjekur nga punëtorët në terren (23 për qind) dhe zdrukthtarët me 15 për qind.
5 punët e përhershme me rritjen më të madhe të pagave janë: Topograf - Ndërtim i Përgjithshëm - 45,31% Manaxher kantieri - 26,51% Koordinator - 26,51% Menaxher i zhvillimit - 25.00% Asistent topograf - 20,62%
5 punët e përkohshme me rritjen më të madhe të pagave janë: Bojaxhi/ Dekorues - 45,96% Puntor kantieri - 22,60% Zdrukthtar - 17.18% Punetor makinerish kantieri - 15.04% Skermist - 12.50%