Facebook krijon asistentin virtual qe ju kujton ditelindjet, blen dhurata dhe organizon pushimet tuaja!
Facebook ka filluar testimin e një asistenti personal për përdoruesit që mund të blejë dhurata, të bëjë rezervime dhe madje të përfundojë atë që ju keni nisur! I quajtur M, Facebook besohet se e ka emëruar pas sekretarit të James Bond, Moneypenny. Firmaka nisur testimin e shërbimit që nga dita e djeshme, e cila ka përdor inteligjencën artificiale tek përdorues të zgjedhur në San Francisko.
“Ndryshe nga inteligjenca artificiale në treg, M mund të bëjë çdo detyrë për ju, ai mund të blejë gjëra, të dorëzojë një dhurata për të dashurën tuaj, të rregullojë një udhëtim, të shohë libra, takime dhe çdo gjë tjetër”, thotë David Marcus nga Facebook.
Një buton i ri do të shfaqet në Messenger që do t’ju japë mundësinë të aktivizoni M. Ju mund të pyesni atë ku të gjeni pica të mira në Chicago, apo të prenotoni një dhuratë për një anëtar të familjes suaj.
“Nëse i kërkoni M të planifikojë një darkë ditëlindje për mikun tuaj, programi do të lidhet me Uber dhe restorantet, por një person mund të surprizojë mikun tuaj në fund të mbrëmjes, duke i dërguar një tortë ditëlindjeje nga ëmbëltorja e preferuar”, shkruan Wired. Vetëm disa qindra njerëz besohet të kenë qasje në këtë shërbim.
“Një inxhinier shkoi në Paris për dy ditë, dhe shoku i tij i kërkoi M të dekoronte tavolinën e tij në një stil francez, tha Marcus.
"24 orë më vonë, tavolina u dekorua me pecetën e duhur, bukën baguette (lloj buke francize dhe cdo element tjetër të nevojshëm."
Një prej kërkesave të M- së më të njohura nga testuesit e saj punonjës të Facebook-ut ishte mbështetja teknike, duke përdorur shërbimin për të thirrur kompaninë e tyre duke ruajtur mesazhe të automatizuara për të ju ndihmuar me WiFi në shtëpi.
Në krahasim nga Siri tek Apple dhe Cortana tek Microsoft është se ndryshe nga këto të fundit që mund të përdoren për të kërkuar në web informacione për motin, detaje për trafiku, përgjigjet e quizeve , etj. “M” e përdor inteligjencën artificiale për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme.Planet e propozuara të Facebook-ut janë mbresëlënëse, një shërbim që synon tu ofrojnë përdoruesve çdo gjë që ata duan. Përdoruesit mund të regjistroheni në shërbimin e Magic, i cili është aktualisht në dispozicion vetëm në SHBA.