×
Secondary Adv

10 projektet me te medha te energjise diellore ne bote!

Share on Google+

Me ndryshimin e klimës dhe politikat e energjisë së përtërirë nivelojnë fushën e lojës në industrinë e energjisë, kompanitë e energjisë alternative janë vënë në garë për të siguruar investitorët, politik-bërësit dhe publikun, se ato mund të përmbushin nevojat e konsumatorëve.

 

 

Gjatë viteve të fundit, një tufë projektesh të energjisë së pastër kanë hyrë në treg në një shkallë të madhe, e cila s'është parë ndonjëherë këto vite. Ja kush janë projektet më të mëdha dhe më të guximshme të energjisë diellore deri më sot!

 

Projekti i Liqenit Sambhar, Indi

 

Ky është me të vërtetë projekti më i madh i vendosur në shtetin indian të Rajasthan, në 48 klometra katrorë tokë, në pronësi të përbashkët nga qeveria indiane dhe një kompani për prodhimin e kripës. Faza e parë e projektit kushtoi 1.2 miliard dollarë dhe qeveria indiane ka kërkuar 500 milion dollarë kredi nga Banka Botërore për të ndihmuar në financimin e parë me 750 megavat (MW). Projekti është një konsorcium i përbërë nga gjashtë kompani shtetërore, duke përfshirë Bharat Electricals Power Grid Corp e Indisë and the kompania e kripës, Hindustan Salts.
Projekti do të ketë një jetëgjatësi prej 25 vjetësh dhe do të zvogëlojë gjurmët e karbonit në vend me mbi 4 milion ton dioksid karboni në vit. Projekti ka qenë i përfshirë në Planin Kombëtar të Indisë për Ndryshimet Klimatike dhe pritet të ulë çmimin e energjinë diellore. Ajo gjithashtu do të mbyllë një hendek të konsiderueshëm midis prodhimit të energjisë dhe kërkesës për energji në zonat rurale. Aktualisht, rreth 67 për qind të nevojave energjetike të Indisë plotësohen nga djegia e qymyrit, të cilat janë në rënie të shpejtë. India do të përfitojë afro 5.000 trilion kilovat orë në vit nga energjia diellore. Megjithatë, për momentin, vetëm 2,000 MW energji diellore është e lidhur në rrjet.


Topaz Solar Farm, Kaliforni

 

Ndërtimi i fermës diellor Topaz në Kaliforni ka përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar, me instalimin e një rrjeti prej 40 MW. Është fermë e parë diellore në SHBA me një kapacitet total prej mbi 500 MW. Ajo është e vendosur në Carrizo Plain në San Luis Obispo dhe ndërtimi ka zgjatur rreth dy vjet. Projekti ka kushtuar 2.5 miliardë dollarë dhe mbulon rreth 15 kilometra katrorë tokë. Ferma diellore e ndërtuar nga kompania First Solar, pritet të gjenerojë energji të mjaftueshme për 160.000 shtëpi, furnizimin më të madh të kërkesës për energji elektrike të qytetit të San Luis Obispo. Ajo gjithashtu do të gjenerojë 417 milionë dollarë përfitime ekonomike si dhe punësim për banorët e zonës.


Projekti diellor Star, Kaliforni

 

Projekti i energjisë diellore Star përbëhet nga dy ferma, të njohura si Star 1 dhe 2, të vendosura në Kern dhe Los Angeles në Kaliforni. Zhvillimi i projektit ka filluar në vitin 2013 dhe ka përfunduar në 19 qershor të këtij viti. Ai përbëhet nga më shumë se 1,7 milion panele diellore që mbulojnë 3,230 akra tokë dhe dërgojnë rreth 579 MW energji diellore në rrjetin e Kalifornisë, duke e bërë një nga fermat më të mëdha të energjisë diellore në botë. Projekti është në pronësi të BHE Solar, një degë e Berkshire Hathaway Energy, e cila zotëron edhe projektin Topaz si edhe fermën diellore në shkretëtirë. Energjia e prodhuar nga dielli është duke u shitur në Kaliforninë jugore, e mjaftueshme për 255,000 shtëpi. Objekti do të zhvendosë 570,000 ton dioksid karboni, i cili përfaqëson ekuivalentin e heqjes së mbi 2 milion makina nga rruga gjatë një periudhe prej 20 vjetësh.


Ferma diellore Ivanpah CSP, Kaliforni

 

Ferma më e madhe diellore në botë, Sistemi i Gjenerimit të Energjisë Elektrike Ivanpah, është hapur këtë vit në shkretëtirën Mojave në Kaliforni. Ferma, e cila përdor një teknologji termale diellore, përbëhet nga 3 plantacione të ndara, që zënë një hapësirë prej 3500 akra të shkretëtirës. Ato do t’u shërbejnë me elektricitet rreth 140 mijë shtëpive në Kaliforni gjatë orëve më të nxehta të ditës.Ndryshe nga fotovoltaikët, ky sistem nuk e konverton radiacionin diellor në mënyrë të drejtpërdrejtë në elektricitet; 300 mijë pasqyrat e kontrolluara nga një program (software) ndjekin diellin dhe e fokusojnë dritën e tij në marrësit diellorë (bojlerat), të cilët gjenden në majë të tre kullave 459 fute të larta. Më tej, kjo nxehtësi ngroh ujin që gjendet brenda bojlerëve dhe avulli që krijohet përdoret për të vënë në lëvizje turbinat që krijojnë elektricitet. Ky kompleks mund të reduktojë emetimin e dioksidit të karbonit me më tepër se 400 mijë tonë në vit. Po ashtu, ai prodhon më pak ndotës të ajrit, si oksidet e squfurit, krahasuar me plantacionet që punojnë me gaz.


Agua Caliente, Kaliforni

 

Çentrali më i madh fotovoltaik në botë është Agua Caliente në Arizona me kapacitet të instaluar prej 290MW. Kompania gjithashtu operon dhe mirëmban objektin për pronarët e saj, NRG Energy dhe MidAmerican Solar. Rreth 450 punëtorë ishin të përfshirë në ndërtimin e saj. Agua Caliente gjeneron energji të mjaftueshme për 230,000 shtëpitë dhe është financuar me ndihmën e një garancie prej 967,000,000 dollarësh nga Departamenti Amerikan i Energjisë plus kapitalit të dy pronarëve. Projekti përfshin panele diellore të holla CdTe dhe aktualisht është një fermat e para diellore e lidhur me një linje transmetimi 500 kV.


Ferma diellore Setouchi, Japoni

 

Kjo fermë diellore është e vendosur në prefekturën Okayama, Japoni, në një ish-fushë kripë që është në pronësi të Setouchi Future Creations LLC. Ndërtimi i objektit filloi në nëntor të vitit 2014, dhe pritet të përfundojë në 2019-ën. Fillimisht kostot e ndërtimit janë vlerësuar të jenë rreth 1.1 miliard dollarë dhe 867.000.000 dollarë do të jenë fonde që vijnë nga kredi të ofruara nga bankat japoneze. Ferma diellore mundësohet nga teknologjia e GE dhe Kuni Umi Asset Management.


Parku diellor Nzema, Ganë

 

Parku diellor Nzema në Gana është ende në ndërtim e sipër, duke u zhvilluar nga Mere Energy Nzema, një degë e Blue Energy, në afërsi të fshatit Aiwiaso në Ganën perëndimore. Ferma diellore do të shtrihet në një sipërfaqe prej 183 hektarësh dhe është pjesë e një sërë projekteve të projektuar në 2011 nga qeveria e Ganës. Ajo do të inkorporojë 630,000 panele diellore dhe kur ndërtimi të përfundojë, do të jetë ferma e gjashtë më e madhe në botë. Ajo do të lidhë në linjë transmetimi 61 kV në Afrikën Perëndimore duke përfshirë Ganën, Bregun e Fildishtë, Togo, Beninin dhe Nigerinë. Objekti do të rrisë kapacitetin aktual gjeneruese të Ganës me 6 për qind.


Centrali fotovoltaik Redstone, Afrika e Jugut

 

Centrali fotovoltaik Redstone është një fermë e  energjisë diellore e vendosura në Postmasburg, pranë Kimberley, në Kepin Verior në Afrikën e Jugut. Redstone do të gjenerojë energji diellore rreth 100 megavat. Në janar të 2015, Departamenti i Energjisë në Afrikën e Jugut i dha projektin RSTP një konsorciumi të kryesuar nga SolarReserve dhe kompanisë arabe (ACWA Energy). Projekti pritet të fillojë punën në fillim të vitit 2018. Kostoja e përgjithshme e projektit është 715.000.000 dollarë. Ajo do të jetë e vendosur në afërsi të projektit ekzistues Jasper PV dhe do të shfrytëzojë teknologjinë e shkrires së kripës për ruajtjen e energjisë. Redstone është pjesë e energjisë së përtëritshme në programin e qeverisë së Afrikës së Jugut, së bashku me Parkun diellor Kathu.


Amanecer, Kili

 

Ky projekt është i vendosur në mes të shkretëtirës Atacama të Kilit, 37 kilometra nga Copiapó. Kjo është uzina më e madhe diellore në Amerikën Latine me 100 MW. Ferma u përurua nga Presidenti kilian Michelle Bachelet në qershor të vitit të kaluar. Projekti u zbatua nga SunEdison dhe kushtoi 250,000,000 dollarë. Objekti përfshin 310,000 panele diellore duke gjeneruar 270 GWh energji elektrike, fuqi të mjaftueshme për 125.000 familje kiliane.


Projekti i energjisë diellore Jasper PV, Afrika e Jugut

 

Projekti Jasper ka përfunduar në tetor të vitit 2014, dy muaj përpara afatit, dhe ndodhet pranë Kimberley në Kepin Verior të Afrikës së Jugut. Ky central fotovoltaik prodhon rreth 96 MW energji diellore dhe përbëhet nga 325,000 panele që do të gjenerojë energji të mjaftueshme për të furnizuar 80.000 shtëpi. Google ka investuar 12.000.000 dollarë në këtë projekt, duke sinjalizuar fillimin e investimeve të gjera në Afrikë. Kostot e ndërtimit arrijnë në 2.3 miliardë në Afrikën e Jugut. Objekti është gjithashtu pjesë e qeverisë së Afrikës së Jugut, që do të thotë se një pjesë e të ardhurave të gjeneruara nga centrali do të rishpërndahen për zhvillimin rural dhe arsimin.


Më të lexuarat