Per here te pare ne histori, 1 miliard njerez kane perdorur Facebook ne nje dite te vetme
Është një numër pothuajse i paimagjinueshme përdoruesish. Facebook ka zbuluar se, për herë të parë në histori, një miliard njerëz kanë përdorur rrjetin social në një ditë të vetme.
Të hënën më 24 gusht, Facebook ka tejkaluar murin e 1 miliard përdoruesve në një ditë të vetme, duke e çuar raportin në 1 në 7 persona përdorues nga e gjithë bota. Lajmi u bë publik nga themeluesi i medias sociale, Mark Zuckenberg, që për herë të parë pa përdorimin e Facebook-ut në një mënyrë kaq masive në një ditë të vetme.
Zuckenberg e pa këtë arritje si një hap për bashkimin e të gjithë botës në një vend, duke folur tashmë përtej të dhënave financiare. Ai shkruan se ndihet krenar për këtë arritje, që ka sjellë një botë më të hapur e më të lidhur, duke krijuar një botë më të mirë.
“Kur flasim rreth rezultateve financiare, ne përdorim shifra të përafërta, por kjo është ndryshe. Është hera e parë që ne arrijmë këtë shifër historike, dhe është vetëm fillimi i lidhjes së një bote të tërë,” shkroi Mark Zuckerberg në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.“Një botë më e gjerë dhe e lidhur është një botë më e mirë. Ajo forcon lidhjet me ata që ju doni, një ekonomi më të fortë me më shumë mundësi, dhe një shoqëri të fortë që reflekton të gjitha vlerat tona.”
Në fund të postimit Zuckerberg nuk harron të falënderojë miliarda përdoruesit e Facebook-ut që janë pjesë e këtij rrjeti social. “Faleminderit që jeni pjesë e komunitetit tonë dhe për gjithçka keni bërë për të na ndihmuar neve që të arrijmë këtë shifër historike.” Ndërkohë, Zuckerberg ka postuar edhe një video në llogarinë e tij në Facebook për t’i falënderuar edhe njëherë përdoruesit e këtij rrjeti social.