Secondary Adv

7 ndertesat me te bukura fetare ne bote per 2015

Share on Google+

Çdo vit, Festivali Botëror i Arkitekturës harton listën me ndërtesat më të bukura në planet. Nga ajo listë, përcaktohet “Ndërtimi i vitit”. Festivali  i 2015-ës përmban rreth 338 finalistë,  dhe nga kjo listë Business Insider ka përzgjedhur shtatë ndërtesat më të bukura fetare në botë dhe kjo për disa arsye.

 

Vitin e kaluar çmimi i madh i vitit shkoi për një kishëz të thjeshtë të komunitetit. Ndërsa përsa i përket cmimeve të këtij viti, priten të shpallen në nëntor në hotelin luksoz Marina Bay Sands në Singapor.Nga një kishëz në formë fjongo-je në Japoni, në një kishë spektakolare në natyrë në malet e El Salvador, këto janë shtatë vendet e shenjta që arkitektët kanë ndërtuar në 2015-ën.Ja lista me 7 ndërtesat më të bukura fetare të 2015-ës:

 

Cardedeu nga EMC Arquitectura , Lago de Coatepeque - El Salvador

 

Kisha “Drita e Jetës” nga Shinslab Architecture , Gapyeong - Korea e Jugut


Manastiri Mahabodhi nga Multiply Architects LLP, Lorong Kilat - Singapor


Kisha “Fjongo” nga Hiroshi Nakamura & PKV Co Ltd, Hiroshima - Japoni


Pagoda nga A21 Studio, Nha Trang - Vietnam

 

Stella Maris nga Denton Corker Marshall Jakarta - PT Duta Cermat Mandiri, Xhakarta - Indonezi

 

Qyteti katolik Hub nga Eco-id Architects, Singapor


Më të lexuarat