Secondary Adv

Ja si do te jete bicikleta e se ardhmes!

Share on Google+

Një biçikletë që vë smartphone-in tuaj në qendër të dizajnit mund të revolucionarizojë çiklizmin. Një koncept i ri për një biçikletë që ju lejon të çaktivizoni të gjithë sistemin kur e parkoni si edhe  gjeneron energji ndërsa ju pedaloni është aktualisht duke u zhvilluar.

 


Bicikleta e quajtur FUCI nuk do ti përmbahet rregullave zyrtare për gara, por do të ofrojë një paraqitje joshëse për të ardhmen e çiklizmit. FUCI është një e-biçikletë e mundësuar nga një bateri litiumi që bën të mundur përshpejtimin e saj. Ajo gjithashtu përdor (fly-wheel), një pajisje që mund të sigurojë energji edhe kur ju nuk jeni duke pedaluar – kjo e fundit shërben për të rritur efikasitetin.

 


Robert Egger, drejtor kreativ i kompanisë prodhuese për biçikleta të specializuara, me bazë në Kaliforni, ka ndërtuar një koncept për të revolucionarizuar dizajnin e biçikletave, duke bërë çdo gjë aerodinamike falë teknologjisë më të fundit. FUCI vjen me një pjesë ku mund të mbahen smartphone-ët në pjesën e përparme, me një panel diellor si edhe një maskë mbrojtëse futuristike. Egger imagjinon një biçikletë me të gjitha funksionet inteligjente të makinave moderne, të kontrolluara nga një smartphone i montuar në qendër të saj.

 


Biçikleta do të jetë në gjendje që të çaktivizohet plotësisht kur ju jeni duke përdorur smartphone-in e montuar si sistem kontrolli qendror. Duke përdorur smartphonin, biçikleta do të arrijë të kuptojë kur është ditë apo natë dhe do të jetë në gjendje për të ndezur automatikisht dritat në përputhje me rrethanat, si edhe të përdorë sensorët e afërsisë si në makinat moderne për ti dhënë çiklistit një paralajmërim kur automjetet e tjera afrohen. Egger tha se një bicikletë FUCI do të shfrytëzojë GPS dhe sugjerime të tjera për rrugë më të shkurtëra. Për momentin bicikleta nuk është në shitje, por ka për qëllim të tërheqë vëmendjen për potencialin e teknologjisë që ofron si edhe të zgjerojë horizontin e çiklistëve.


Më të lexuarat