
7 menyra se si Facebook ka ndryshuar boten
Këtë të hënë, 1 në 7 njerëz në Tokë ka përdorur Facebook – dhe konkretisht numëri arriti në 1 miliard njerëz, sipas themeluesit Mark Zuckerberg. Në një dekadë, rrjeti social ka transformuar marrëdhëniet e njerëzve, jetën private, bizneset e tyre, mediat, ndihmoi në rrëzimin e regjimeve dhe madje ndryshoi edhe kuptimin e fjalëve të përditshme.
“Një botë më e hapur dhe më e lidhur është një botë më të mirë. Ajo sjell marrëdhënie të forta me ata që ju duan, një ekonomi më të fortë me më shumë mundësi, dhe një shoqërie të fortë që reflekton të gjitha vlerat tona “, shkroi Zuckerberg në profilin e tij të Facebook. Këto janë vetëm disa nga mënyrat që kompania e tij ndryshoi gjithçka - për mirë apo për keq.
Facebook ka ndryshuar përkufizimin e fjalës “mik”
Fjala “mik” tani është vetëm një folje. Dhe ndryshe nga jeta reale kur përfundimi i një miqësie mund të jetë dramatik, në Facebook ajo është e lehtë për t’u përfunduar, de-friend, një fjalë e shpikur posacërisht për të përshkruar heqjen e personave të parëndësishëm në listën tuaj.
Edhe pse kuptimi i fjalëve “shpërndaje” dhe “pëlqeje” në thelb janë të njëjta, Facebook ka sjellë një kuptim krejtësisht të ndryshëm. Shkolla e mesme dhe bashkimet universitare janë bërë të tepërta - ju tashmë e dini se karriera e një personi është duke shkuar mirë vetëm nëpërmjet postimeve që bën ai përson në Facebook apo nëse çift i përsosur që ishte dikur, tani është ndarë, etj. Ju nuk do të jeni të befasuar nëse shikoni ish-in tuaj në rrugë me një të dashur të re/ri. Por ndryshe nga jeta e vërtetë, Facebook ka hierarkinë e miqësive. Një shok klase nga një projekt në universitet që ju nuk e keni parë për 15 vjet, një mik i mikut tuaj apo një koleg që kurrë nuk keni folur personalisht - ata të gjithë janë miqtë tuaj në Facebook. Kjo nuk do të thotë që ne i shohim ata në të njëjtën mënyrë. Prof. Robin Dunbar është i famshëm për kërkimet e tij dhe sugjeron se një person mund të ketë vetëm përafërsisht 150 persona si grup shoqëror.
Ne kujdesemi më pak për jetën private
Ka një thënie të mençur - në qoftë se ju nuk jeni duke paguar për atë, ju jeni produkti. Facebook mishëron këtë filozofi dhe ka krijuar një industri të tërë prej saj. Gjë e habitshme është se përdoruesit e dinë se ata dorëzojnë me dëshirë informacion. Qendra Kërkimore Pew gjeti se shumica e të rinjve janë të gatshëm për të dorëzuar detajet mbi jetën e tyre private. Shumica më e madhe, rreth 91% e postojnë një foto të veten, 71% qytetin ku ata jetojnë dhe në 61%, më shumë se gjysma e tyre japin adresat e-mail dhe një e pesta jep numrin e telefonit. Por shumica e përdoruesve të rinj e kufizojnë profilin e tyre, dhe vetëm 60% lejojnë vetëm miqtë. Por si ka mundësi që kaq shumë e jetës private të një personi është e ndarë në internet. Facebook është një platformë për të gjithë për të kultivuar një imazh dhe një fanbase. Në një artikull për kufijtë në revistën Psikologji, akademikët e përshkruan si një fenomen të ri, shfaqja e “Vetë-Facebook-ut”.
Facebook-u ka krijuar miliona vende pune - por jo në zyrat e veta
Facebook ka krijuar në thelb një sektor të tërë, duke përfshirë punësimin e tërthortë për popullin, e cila është punë që bëhet për markën e tyre. Facebook kërkoi të forcojë parametrat e privatësisë pas marrjes së të dhënave tek përdoruesit. “Ajo është një mjet si asnjë tjetër”, tha Michael Tinmouth, një strateg në median sociale, i cili ka punuar me marka të tilla si Vodafone dhe Microsoft. “Marketerët kanë një kuptim të konsumatorëve të një markë, si kurrë më parë. Të dhënat analitike në dispozicion për ju janë të jashtëzakonshme. Ti e di se kush janë klientët tuaj, cilët janë miqtë dhe se si ata angazhohen në markën tuaj”. Dhe reklamuesit paguajnë shumë për këtë. Facebook njoftoi se të ardhurat nga reklamat u rritëm me 46%, duke arritur në 3.32 miliard dollarë. Sektori i bazuar rreth Facebook po lulëzon, thotë Tinmouth. Ka me qindra agjenci të cilat ekzistojnë në mënyrë specifike vetëm nëpërmjet mediave sociale. Ky është një ekosistem për të tërë, për median, marketingun, shitjet dhe teknologjinë. Facebook është gjithashtu një fushë e minuar për markat. Papritmas, në vend që bisedat për ankesa të ndodhin në telefon me një përfaqësues të shërbimit të klientit, ose në një forum të vogël të specializuar të internetit, konsumatorët e zemëruar tashmë mund të postojnë ankesat e tyre për miqtë, apo edhe në faqen ku janë të gjithë klientët besnik të një marke.
Partitë politike që përqëndrohen në Facebook fitojnë gjithmonë!
Për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2015 në Mbretërinë e Bashkuar, të dyja partitë kryesore – ajo e Punës dhe Konservatorët – treguan se sa të rëndësishme ishin mediat sociale në fushatën e tyre duke importuar konsulentët e zgjedhjeve të para të vërteta në botë, nëpër mediave sociale – sidomos në fitoren e 2008-ës të Barack Obama në SHBA. Tories punësoi Jim Messina, menaxher i fushatës së Obamës, dhe Partia e Punës në Angli kishte Matthew McGregor, i cili ishte në vijën e frontit për luftën në internet kundër Mitt Romney në vitin 2012.
Facebook ka qenë dhe është mjeti për të organizuar revolucione!
Edhe pse pranvera arabe u mbiquajt revolucioni i Twitter, organizimi i demonstratave dhe veprimeve të drejtpërdrejta janë zhvilluar në Facebook. Olga Onuch në Universitetin e Mançesterit gjeti se Facebook kishte qenë mediumi kryesor për të arritur gjysmën e të gjithë protestuesve në Euromaidan në Ukrainë. Postimet në facebook sinjalizuan fillimin e protestave Maidan gjatë orëve pasi u njoftua se Ukraina nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë dhe asocimit të lirë me BE-në. Postet organizuan aksionin, por treguan edhe zemërimin në internet. Mustafa Nayyem, aktivist në Ukrainë, postoi: “Djema, le të jetë serioze. Nëse vërtetë dëshironi të bëni diçka, shkruani se ju jeni gati, dhe ne mund të përpiqemi për të filluar diçka. Le të takohemi pranë monumentit të pavarësisë në mes të Maidan”. Shumë prej të intervistuarve në hulumtimin Onuch thanë se ata u mbështetën në Facebook për të mësuar të vërtetën në lidhje me atë që po ndodhte.
Facebook bën lajm, përgënjeshtron lajme, dhe vendos se çfarë është një lajm!
Sipas Qendrës Kërkimore Pew, afërsisht 71% e 18 deri 24-vjeçarëve thonë se interneti është burimi i tyre kryesor i lajmeve, dhe rreth 63% e përdoruesve të përgjithshëm. Rreth një e treta e përdoruesve të Facebook postojnë për politikën dhe qeverinë. Shumica e njerëzve bëjnë “share” ose postojnë një pjesë të gazetarisë nëpërmjet Facebook ose në mediat e tjera sociale, dhe shumica e këtyre posteve janë nga celularët. Artikujt individualë tani janë vitrinë e markave të lajmeve. Kompanitë e lajmeve shesin reklama rreth shkrimeve të tyre, duke fituar 100% të të ardhurave, ndërsa Facebook gjithashtu mund të shesë reklama rreth këtyre të fundit. Greg Marra, inxhinier i Facebook që harton kanalin e lajmeve, tha për New York Times se ai nuk e sheh faqen si një redaktor. Facebook ka ndryshuar edhe mënyrën se si gazetarët shkruajnë një artikull. Ky është një burim që shumë gazetarë nuk mund të jetojnë tani pa të. Për më mirë apo për keq, kjo është një drektori për të gjetur, kontakte, dhe grumbulluar pak nga pak informacion për pothuajse çdo person të zakonshëm, i cili papritmas mund të jetë personazh kryesor në një lajm.
Përdoruesit po ndryshojnë Facebook-un.Facebook dikur ishte një vend për të lidhur studentët e universiteteve elitë në SHBA. Në vitin 2014, një dekadë pas fillimit të tij, 56% e përdoruesve të internetit të moshës 65 vjeç apo edhe më të vjetër kanë një llogari në Facebook. Dhe 39% janë të lidhur me njerëz që ata kurrë nuk i kanë takuar personalisht. Grupe të ndryshme kanë hapur faqe për dikutime. Më shumë se kurrë, një faqe sot është një portë jo vetëm për miqtë tuaj, por edhe në pjesën tjetër të internetit.
Më të lexuarat








