
E ardhmja e ndertimit do te jene robotet!
Të qënit pjesë në një ekip ndërtimi është punë e vështirë. Të punosh dhe të hedhësh beton në një ndërtesë është edhe më e vështirë!
E pra shumë nga detyrat për një ekip ndërtimi nuk janë vetëm të vështira, por edhe të përsëritshme – ndërtimi i themeleve të një ndërtese, ngritja e materialeve në lartësi, shtrimi i pllakave, etj, është e përditshme për shumë kantiere ndërtimi. Dhe, sigurisht, duke pasur parasysh vështirësinë e këtyreve punëve, përdorimi i robotëve ose, të paktën, makinerive të mëdha është mëse i nevojshëm.
Shtëpi të ndërtuara me printer në 3D
Duke u përpjekur për të shmangur ndërtimin tradicional, shkenctarët kanë arritur që të krijojnë një printër 3D në gjendje për të ndërtuar një shtëpi të tërë për 24 orë. Kjo teknologji është zhvilluar nga Dr. Behrokh Khoshnevis në Universitetin e Kalifornisë Jugore, dhe sistemi është vlerësuar për të përfunduar një shtëpi për 24 orë. Kjo teknologji 3D e quajtur “Contour Crafting", përmes një printeri gjigant, që ndihmohet nga një kran, mund të ndërtojë shtëpinë. Këto shtëpi nga betoni, do të kenë qasje në sistemin elektrik, kanalizimin, rrjetin kabllor, e po ashtu do të kenë edhe pajisjet për ajrin e kondicionuar dhe pajisjet hidraulike. Ky projekt është cilësuar nga ‘National Investors Hall of Fame’ si një zbulim i së ardhmes. Detyra e ndërtimit të një shtëpie me këtë pajisje të re nuk është plotësisht autonome: pasi dyert, dritaret, do të duhet të kryhet nga punëtorët. Megjithatë, duke eliminuar muret është një hap i madh zhvillimi.
Roboti që ndërton një shtëpi për vetëm 2 ditë
Shtëpia juaj tani mund të ndërtohet për dy ditë. Kaq i duhen robotit ndërtues të quajtur Hadrian. Ai është vepër e shpikësit australian Mark Pivac, i cili thotë se njerëzit duhet të ndalojnë së vendosuri tulla, pasi ky proces duhet t’u lihet pajisjeve. Hadrian është në gjendje të vejë 1000 tulla në një orë, ndërsa mund të punojë 24 orë pa u ndalur, 365 ditë të vitit. Me një llogaritje të thjeshtë, ai mund të ndërtojë rreth 150 shtëpi për një vit. Roboti është 28 metra i gjatë. Mjafton që tullat të vihen në trupin e tij, pastaj ai i kalon ato në vendin ku duhet të vendosen. E për ta pasur të qartë se ku duhet të vendosen tullat, shfrytëzohet një program 3D, ku tregohet struktura e projektit.
Makineria që i shtron rrugët si të ishin një “tapet”
Të ndërtosh rrugët është një gjë e vështirë. Por kompania gjermane Tiger Stone tani ka gjetur një mënyrë për të shtruar rrugët njësoj sikur po shtroni një tapet. Makineria i vendos tullat në formacionin e duhur në tokë. Gjithçka duhet të bëjë punëtori në makineri është që të vendosë tullat në formën e duhur. Makineria shtro deri në 400 metër katror rrugë të re në ditë, ndërkoh që në mënyrë konvencionale, mund të shtrohen deri në 75- 100 metër katror.
Kamionët – robotë me vetë drejtim
Por jo vetëm kaq, teknologjia e ndërtimit ka avancuar edhe më shumë. Automatizimi minerar ka qenë prej kohësh një ëndërr për ata që punojnë në këtë industri. Në Australi Caterpillar përdor kamionët me vetëdrejtim për të marrë ngarkesa në zonat minerare. Në kërë rast njerëzit nuk janë të nevojshëm, pasi këta kamionët janë në gjëndje të ecin plotësisht në mënyre autonome.
Dhjetëra kompani të tjera dhe universitete po punojnë drejt drejt asaj që do të bëjë kantieret e ndërtimi plotësisht të automatizuara. Edhe pse ne jemi duke bërë përparime të mëdha, duket se jemi ende larg nga roboti që do të arrijë të përfundojë ndërtesat në pesë sekonda.
Më të lexuarat








