×
Secondary Adv

Bluza diellore qe ju lejon te karikoni telefonin tuaj!

Share on Google+

Moda dikur ishte vetëm në kërkim të së bukurës apo për të shprehur stilin tuaj! Por tani kjo është më shumë se kaq, ajo duhet të jetë edhe funksionale.

 


Duke ndjekur trendin e të bërit të gjërave funksionale, njerëzit kanë krijuar shumë materiale të reja, stile dhe të gjitha llojet e teknologjisë, në mënyrë që ti bëjnë rrobat edhe më të dobishme, përvec faktit që shërbejnë për të mbuluar trupin dhe të shprehin individualitetin tuaj.

 


Ky është rasti i këaj bluzë “diellore” që ju lejon të karikoni pajisjet tuaja në një mënyrë të qëndrueshme. Për të vepruar, në bluzë janë vendosur 120 qeliza të holla diellore të integruar në bluzë. Këto minipanele janë të afta të prodhojnë një vat energji kur ekspozohen ndaj diellit - të mjaftueshme për të ngarkuar një telefon për disa orë. Përveç telefonave, bluza gjithashtu mund të të lidhet me MP3 ose kamera nëpërmjet lidhjes USB.

 


Produkti është krijuar nga stilisti Pauline van Dongen, në bashkëpunim me Qendrën Holst, një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e teknologjisë, dhe TNO, një institucion kërkimor i pavarur. Lajm i mirë është se përveç të qënit elegante dhe funksionale, bluza mund të lahet normalisht në lavatriçe pa nevojë për një kujdes të veçantë. Ndërkohë për momentin nuk bëhet e ditur sesa do të kushtojë një bluzë e tillë hi-tech.


Më të lexuarat