Samsung zbulon SmartThings qe ju lejon te kontrolloni dritat, temperaturen dhe te monitoroni shtepine
Samsung duket se i ka sfiduar hapur dy gjigandet e teknologjisë, Apple dhe Google, dhe kësaj radhe me atë që sipas kompanisë do të revolucionarizojë shtëpinë, duke e bërë të zgjuar. Në shtëpinë e së ardhmes, dritat, sobat dhe makina larëse do të fiken automatikisht, kjo falë një pajisje që do t’ju lejojnë ta bëni shtëpinë tuaj të “zgjuar” për vetëm 305 dollarë.
Samsung do të prezantojë sot në panairin e teknologjisë IFA arritjen e saj më të fundit në këtë drejtim. Ajo sapo ka lancuar sensoret e rinj Smart Thing, të cilët do të jenë të aftë të kontrollojnë çdo gjë në shtëpi, që nga lavatricja e deri tek qeni.SmartThings Kit do të lejojnë përdoruesit të kontrollojnë, monitorojnë dhe të sigurojnë shtëpinë e tyre kudo që ata ndodhen nëpër botë, thjesht duke përdorur një aplikacion.
Epiqendra e këtyre shtëpive është SmartThings Hub, një pajisje e cila do të lidhet në rrjet dhe të bëjë të mundur komunikimin mes tyre, të gjitha pajisjet që ndodhen në shtëpi me lidhje interneti. Këtë gjë ajo do të ketë mundësinë ta kryejë falë disa aplikacioneve, madje dhe gjatë kohës që mund të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, pasi bateria e kësaj pajisje do të ketë mundësinë që të punojë në mënyrë të pavarur nga rrjeti elektrik për 10 orë rresht.
“Sistemi përbëhet nga një qendër dhe katër sensorë: një sensor lëvizje, multi-sensor, sensor për praninë dhe një prizë për tu lidhur me pajisjet, dhe kjo mund të përdoret kur njerëzit nuk janë të sigurtë, kur lënë shtëpinë e tyre dhe ikin me pushime, tha Mark Younger, drejtor i SmartThings në BE, për MailOnline.
Ai tha se për ngritjen e sistemit ju duhen vetëm 15 minuta dhe më pas përdoruesit mund të kontrollojë shtëpinë nëpërmjet katër sensorëve - si dhe qindra pajisje të tjera, nëpërmjet një aplikacioni që do të jetë në dispozicion për të gjitha platformat celular nga 10 shtator i këtij viti.Pronaret e këtyre shtëpive do të kenë gjithnjë mundësinë që të kenë nën kontroll të gjithë shtëpinë, edhe në distance, falë sistemit Live Streaming në celularin e tyre. Elemente të tjerë që shtojnë gamën e survejimit janë edhe sensorët SleepSense, që lidhen në dyshek dhe monitorojnë funksionet kardiake gjatë gjumit, apo edhe sensorë të tjerë që mund të të paralajmërojnë nëse në shtëpi ka rrjedhje uji.