×
Secondary Adv

Shtepite portative qe ndertohen ne vetem 1 ore

Share on Google+

Ne e kuptojmë se sa i prekshëm është njerëzimi vetëm kur ndodh ndonjë fatkeqësi natyrore, të cilat lënë mijëra njerëz të dëshpëruar dhe të pastrehë. Për ti lehtësuar pasojat e fatkeqësive dhe për tu dhënë njerzve kushte më të mira jetese, firma turke Designnobis krijoi një shtëpi portative, e cila mund të ndërtohet në një orë dhe të strehojë njerëz deri në katër muaj.

 

 

“Pas fatkeqësive natyrore shumë njerëz bëhen të pastrehë, ajo është shumë e rëndësishme për të siguruar një vendqëndrim të përkohshëm”, tha projektuesi Hakan Gürsu.Vetëm në vitin 2003, rreth 22 milionë njerëz në mbarë botën janë prekur nga fatkeqësi natyrore dhe janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre! E quajtur "tentative", shtepia portative u krijua në mënyrë të tillë që të jetë e lehtë për tu ndërtuar dhe për tu lëvizur.Shtëpia është e ndërtuar me lesh xhami, materiale të qëndrueshme dhe ka izolim termik - të cilat mund të trajtojë temperaturat e larta - struktura gjithashtu ka një çati që mbledh ujin e shiut, siguron ndriçim natyral si dhe ka një ventilim të mirë.

 


“Shtëpia instalohet mjaft shpejt, mjafton që fillimisht të hapni kapakët që përdoren si çati dhe dysheme, më pas ngrihet pjesa strukturore prej alumini dhe më pas dyert për të siguruar stabilitet dhe ekuilibër", tha Gürsu. “Ky instalim inovativ dhe i menjëhershme dhe ofron strehim të shpejtë pas një katastrofë”.
Shtëpia është ndërtuar nga një platformë e riciklueshme dhe gjithashtu me izolimin termik. Një njësi e vetme ofron hapësirë të mjaftueshme për dy të rritur dhe dy fëmijë, për të jetuar për rreth katër muaj. Një kamion gjysmë-rimorkio është në gjendje që të mbajë deri në 24 njësi, që i bën këto shtëpi edhe më ideale pas fatkeqësive, pasi janë tepër të lehta për t'u transportuar.

 


Projekti është aktualisht ende një prototip, por firma ka vlerësuar se kjo do të kushtojë rreth 2,500 dollarë që të prodhohet. Ajo nuk është e lirë në krahasim me cadrat e tanishme të OKB-së, të cilat kushtojnë rreth 380 dollarë, por në qoftë se ata gjejnë një kompani që të sponsorizojë produktin, ajo do të jetë një opsion i ri dhe i sigurtë në treg.


Më të lexuarat