×
Secondary Adv

Krijohet dritarja qe kthehet ne ballkon vetem per disa sekonda

Share on Google+

Kur vjen puna për të blerë një shtëpi apo apartament, gjeja e parë që pyesim është nëse ka ballkon? Por kompania daneze e dizenjimit VELUX e ka gjetur një zgjidhje edhe për ato shtëpi të cilat nuk kanë ballkone. Grupi i dizejnatoreve ka krijuar një dritare që vetëm me kryerjen e disa veprimeve mund të shëndërrohet në ballkon.

 

Marka popullore evropiane Velux ka krijuar dritaren e quajtur Cabrio. Është një ndër shpikjet më praktike dhe më të mira që duhet aplikuar, sepse me një veprim të thjeshtë e shndërron dritaren tënde në një ballkon edhe aty ku secili dëshiron ta ketë.

 


Sipas kompanisë dritarja, ka disa opsione hapjeje, si zakonisht, nga e majta ose e djathta, si superluçe – nga lart, dhe si ballkon duke e hapur nga poshtë.
Dritarja Cabrio, siç e ka marrë emrin, është shndërruar në trendin e kohës për shumë familje që kanë gjetur zgjidhje të përshtatshme edhe aty ku ballkoni nuk ishte i mundur, sidomos në papafingot e ndryshme të shtëpive.

 


Sipas kompanisë menteshat dhe mekanizmat e dritares janë projektuar posaçërisht për të qëndruar dhe mbajtur pesha të ndryshme dhe nuk paraqesin rrezik për klientët. Ndërkohë që nga ana tjetër kompania daneze ofron një garanci 10 vjecare. Çmimet për dritaren fillojnë nga 1,900 euro deri në 6.000 euro, për përmasa më të mëdha.


Më të lexuarat