Lavatricja qe kryen dy procese ne te njejten kohe!
Në konferencën e teknologjisë IFA të zhvilluar në Berlin, vetëm disa ditë më parë, janë prezantuar zhvillime tejet interesante. Që nga smart TV, smartphonë, orë inteligjentë, software, aplikacione të ndryshme, por pa lënë pas edhe përmisimet më të fundit të teknologjisë tek elektroshtëpiaket.
Mund të themi që jemi shumë pranë asaj që quhet “shtëpi inteligjentë”. Kompania Haier, ka prezantuar produktin e saj më të ri, një lavatricë inteligjentë që mund të kryejë dy procese larje në të njëjtën kohë.Ndërsa firma pretendon se lavatricja është e para e këtij lloji, pavarsisht se Samsung zbuloi një makinë larëse me një mini-rondele të ndërtuar për CES në Barcelonë në muajin janar të 2015-ës.
Sipas Haier, një familje mesatare konsumon rreth 220 larje gjatë një viti, e cila është ekuivalente me 330 orë kohë larëse. Makinë larëse Duo lejon përdoruesit që të kyejnë dy cikle të ndryshme, duke i programuar në të njëjtën kohë, apo kohë të ndryshme sipas nevojës.“Ngjyra të ndryshme rrobash mund të lahen në të njëjtën kohë, ose edhe përzgjedhje të materialeve të ndryshme të tilla si lesh dhe pambuk”, tha firma.
Makina larëse mund të komandohet falë një ekrani me prekje 18 cm, të ndërtuar në pjesën e përparme, si edhe me anë të një aplikacioni në smartphone, i cili lejon përdoruesin të fillojë procesin edhe kur ju nuk jeni në shtëpi.Lavatricja ka dy kazanë për larje, njëra është më e vogël dhe në gjendje që të mbajë 4kg, ndërsa tjetra është më e madh dhe ka një kapacitet 8 kg. Ndërkohë që secila prej tyre mund të përfundojnë deri, e para 12 programe të ndryshme, dhe e dyta 18. Ndërkohë që Haier nuk ka zbuluar ende çmimet ose disponueshmërinë për modelin.