×
Secondary Adv

Britania e Madhe investon 15 mln euro per zhvillimin e biokarburanteve nga alkooli

Share on Google+

Për disa kjo mund të duket një investim i “kotë”, por qeveria e Britanisë së Madhe ka investuar plot 15 million euro për të ndihmuar një firmë që të zhvillojnë një lëndë djegëse për makina, të bazuar tek mbetjet e uiskit. Kjo nismë është pjesë e një fondi prej 34 million eurosh për të ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë së karburanteve të gjelbërta dhe për të rritur industrinë lokale.

 


Celtic Renewables më bazë në Edinburgh ka financuar ndërtimin e një fabrikë të re për të bërë biokarburante nga uiski skocez. Kompania ka plane për të hapur tre fabrika komerciale në të ardhmen në Skoci. Sipas Departamentit të Transportit (DFT) teknika e re mund të transformojë industrinë e uiskit skocez dhe të gjenerojë deri në 138 million euro të ardhura nga karburanti si edhe nga nënproduktet e tij në një vit.

 


Dy projektet e tjera fituese do të zhvillohen nga Plasma Power në Swindon, e cila do të marrë 15 milion euro për të ndihmuar në zhvillimin e biokarburanteve nga mbeturinat e zakonshme shtëpiake, dhe Nova Pangaea Technologies, me bazë në Tees Valley në verilindje të Anglisë, e cila do të marrë 4 million euro për të ndihmuar në krijimin e biokarburanteve nga mbetjet e pyjeve.

 


Sipas Departamenti të Transportit në Britani, të gjitha projektet e suksesshme do të përdorin mbetjet, të cilat do të kthehen në biokarburante për makinat dhe kamionët. Financimi do të ndihmojë në gjenerimin e mbi 5,000 vendeve të reja pune deri në vitin 2030, për të hapur tregje ndërkombëtare dhe për të nxitur sektorin e energjisë së rinovueshme. Projektet do të rrisin ekonominë e Skocisë, por edhe ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar si një e tërë, tha DfT.

 


Biokarburantet kanë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e Britanisë si një vend i qëndrueshëm dhe ekologjikisht miqësor. Profesor Martin Tangney, themelues i Celtic Renewables tha se bio-butanoli i prodhuar nga mbetjet e uiskit do të jetë një zëvendësim i drejtpërdrejtë për benzinën ose naftën.


Më të lexuarat