×
Secondary Adv

Neser lancohet IPhone 6S dhe 6S Plus, ja si do te jete!

Share on Google+

Nëse e pyesni veten se kur do të lancohet iPhone 7? Kemi lajme të këqija: sipas të gjitha gjasave ai do të jetë iPhone 6S! Lajm i mirë është se: do të shpallet nesër, në 9 shtator  - kështu që fillloni të kurseni!


Apple do të zbulojë modelet e reja të iPhone 6S dhe 6S Plus nesër në ngjarjen e saj të përviteshme , ndërsa kompania amerikane pritet të vendos modelet e reja të iPhone për porosi gjatë kësaj jave.  Dhe në qoftë se kjo nuk ishte e mjaftueshme, Apple është përfolur se iPhone 6C së bashku me iPhone 6S, iPhone 6S Plus do të kenë softuerin e ri iOS 9. iPhone 6S dhe 6S Plus pritet të jenë në dispozicion për porosi nga kjo e premte, më 11 shtator dhe pastaj duket se telefonat e shumëpritur të Apple do të prezantohen nëpër dyqane javën e ardhshme.

 


Sikurse në vitet e mëparshme iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus pritet të debutojnë të premten, më 18 shtator, një javë pasi telefonat e rinj të vihen në dispozicion për porosi.  Të dy modelet e reja të iPhone nga Apple do të vijnë me një numër përmirësimesh në krahasim me modelet ekzistuese, ndërsa dizajni pritet të mbetet shumë i ngjashëm me iPhone 6. Përmirësimet e mëdha në iPhone 6S do të vijë në formën e harduerit, dhe telefonat e rinj të Apple pritet të ofrojnë edhe Force Touch.

 


Apple pritet gjithashtu të prezantojë një procesor të ri me modelet e reja të iPhone, Apple A9, i cili do të sjellë një numër të përmirësimeve të performancës, si dhe grafikë të përmirësuar mbi modelet aktuale, bashkë edhe me 2GB RAM. Një procesor i ri është e gjitha,  i cili mendohet se është 15% më i vogël, 20% më i fuqishme dhe 35% më shumë efikas se procesori A8 i Apple. Kamera do të ketë një përmirësim të madh dhe afrohet në cilësi me DSLR, dhe video 4K.

 


Deri tani shumica e thashethemeve referojnë se iPhone 7 ose iPhone 6S dhe iPhone 7 Plus apo iPhone 6S Plus, kanë të ngjarë të jetë shumë pajisje të ngjashme. Duke supozuar se ata janë të ngjashme ka shumë pak për të shkuar, duke filluar me dizajnin, i cili ka të ngjarë të jetë vizualisht i ngjashme me iPhone 6 Plus, por ndoshta me një seri 7000 Aluminium Alloy. Kjo teknologji është përdorur nga Apple Watch Sport, që e bën atë në mënyrë të konsiderueshme më të fortë. iPhone 6S do të prezantohet edhe me një ngjyrë të re, Rose Gold.

 


Ekrani thuhet se është prej safiri, 5.5-inch dhe me rezolucion 2K. Ashtu si me iPhone 6S, por ka edhe zëra se iPhone 6S Plus do të shfaqë Force Touch, teknologji e cila bëri debutimin e saj me Apple Watch. Sipas TechRadar, kjo teknologji mund të bëjë që iPhone 6S Plus të ketë një cmim premium sepse sensori kushton 2.5 herë më shumë që ajo e Apple Watch për shkak të rritjes në madhësinë e ekranit.


Çmimet e reja të Iphone-ve

iPhone 6S
1.    iPhone 6S (gri) 16GB/64GB/128GB (€699/€799/€899)
2.    iPhone 6S (në ngjyrë argjendi) 16GB/64GB/128GB (€699/€799/€899)
3.    iPhone 6S (në ngjyrë ari) 16/64GB/128GB (€699/€799/€899)

iPhone 6S Plus
1.    iPhone 6S Plus (gri) 16GB/64GB/128GB (€799/€899/€999)
2.    iPhone 6S Plus (në ngjyrë argjendi) 16GB/64GB/128GB (€799/€899/€999)
3.    iPhone 6S Plus (në ngjyrë ari) 16/64GB/128GB (€799/€899/€999)
4.    Çmimet fillojnë nga 699 euro për iPhone 6s dhe 799 euro për iPhone 6s Plus

Veçoritë
•    Teknologjia Force Touch
•    kamerë të pasme iSight 12 megapikselë, e cila do të regjistrojë video me rezolucion 4K
•    Cipi A9 të Apple-it, 2GB RAM
•    Modem të ri nga Qualcomm


Më të lexuarat