×
Secondary Adv

Nje hotel i teri prej rere ku mund te kaloni nje nate te paharruar!

Share on Google+

Pushuesit që shpenzojnë orë të panumërta duke ndërtuar kështjella rëre të vogla në plazh, tani mund të kalojnë natën në një të vërtetë! Zand ka ndërtuar dy kështjella rërë të pabesueshme sa një dhomë gjumi për turistët, në qytetet e Oss dhe Sneek, në Holandë, dhe që të dyja kështjellat kanë qenë të rezervuara plotësisht për disa javë.

 


Nëse dëshironi që të kaloni një natë të paharruar brenda kështjellës ju duhet të paguani 170 dollarë nata. Kështjellat prej rërë gjigande janë të kompletuar me orendi, banjo, energji elektrike dhe me dritare. Hotelet janë ndërtuar për festivalin e skulpturave me rërë Brabant dhe Friesland në Holandë.

 


Muret janë të përforcuara dhe tavanet janë të mbuluara me rërë, hotelet. Çdo hotel është i zbukuruar me më shumë se 30 skulptura të mëdha rëre, të frymëzua nga hotelet magjike të akullit në Suedi dhe Finlandë. Një qëndrim një natë në hotelin prej rërë, përfshin mëngjesin, një shishe vere Prosecco, WiFi dhe një turn personal në festivalin Brabant ose Friesland.

 


Hotelet prej rëre janë vetëm instalime të përkohshme, pasi ato do të mbyllen kur të përfundojnë festivalet në fund të shtatorit dhe fillim tetorit.
Hotel Zand në Oss është e dekoruar me skulptura të dragonjëve, të Murit të Madh të Kinës dhe Ushtrisë Terracotta. Megjithatë, Hotel Zand planifikohet që të rihapet përsëri për festat e vitit të ardhshëm në dy qytetet e Hollandës.


Më të lexuarat