×
Secondary Adv

Toyota se shpejti do te prodhoje makina fluturuese

Share on Google+

Makinat fluturuese ende duken si gjëra të fantashkencës pavarësisht nga numëri i madh i zbulimeve të rëndësishme vitet e fundit. Por kësaj radhe është Toyota që shpreson të sjellë këtë teknologji më pranë nesh.

Prodhuesi i makinave me bazë në Kentucky ka marrë një patentë për një automjet me krahë. Sipas kompanisë krahët do të jenë të fshehura në çati dhe mund të hapen vetëm me prekjen e një butoni. Kërkesa për patentën ishte bërë që në mars të vitit 2014 por kompania arriti ta merrte vetëm këtë javë.

 


Toyota shpjegoi se: “Fluturimi ka qenë gjithmonë ëndërra më e madhe në historinë e njerëzimit. Aeromakinat janë përcaktuar si mjete që mund të shpërndahen në rrugë, si dhe të fluturojnë si një avion.  Sot problemi më i madh janë hapësirat e parkimit, por me areomakinën të gjithë do të kenë mundësi që të gjejnë lehtësisht parkim dhe gjithashtu do të kenë stabilitet në fluturim dhe të gjithë kontrollin sikurse një avion”.

 


Nëse konceptet e mëparshme për makinën fluturuese kanë përcaktuar që krahët të jenë në pjesën anësore, duke u bërë pengëse për kryerjen e operacioneve, Toyota e ka gjetur një zgjidhje edhe për këtë problem. Kompania propozon vendosjen e krahëve në çatinë e makinës. Kur vendoset, njëri krah ngrihet nga çatia dhe rrotullohet në pozitë, po kështu edhe i dyti dhe kështu me rradhë.

 


Detaje të tjera janë ende të paqarta pasi Toyota nuk ka shpjeguar akoma sesi makina do të funksionojë. Megjithatë, ilustrimtet tregojnë se krahët do të jenë plotësisht të vendosur në cati. Koncepti në vetvete ngjason me multiareoplanet e krijuar në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20. Multiareoplani i krijuar në vitet 1890 nga Hiram Maxim dhe nga Phillips Multiplanes nga fillimi të viteve 1990. Areoplani i Phillips Multiplane kishte 20 krahë dhe një model i ndërtuar në vitin 1907 që fluturoi vetëm 152 metra, por dizajni nuk ishte aq i suksesshëm sa llojet e aeroplanëve konvencionalë.

Në korrik, Terrafugia - një kompani në Massachusetts e njohur për teknologjinë futuristike, tani është duke punuar për një makinë të plotë fluturuese, TF-X, e cila do të fillojë të shitet në fillim të vitit 2020. Automjeti i ndërtuar me fibër karboni ngrihet vertikalisht, direkt nga vendi ku e keni parkuar, duke përdorur helikat të montuara në çdo anë. Pasi të ngrihet, helikat palosen dhe një motor me gaz i montuar në pjesën e pasme merr përsipër fluturimin përpara


Më të lexuarat