Zbulohen planet per ndertimin e catise se gjelber me te madhe ne bote
Arkitekti uruguajan Rafael Viñoly ka zbuluar planet për të ndërtuar çatinë më të madhe të gjelbër në botë në Cupertino, Kaliforni. Në bashkëpunim me arkitektë të peisazhit OLIN, projekti është titulluar “kodrat në vallco” - skema do të transformojë një qendër tregtare ekzistuese në një kompleks të madh që përmban një mori kenaqësish për komunitetin lokal.
Projekti është i vendosur në zemër të luginës së Silicon Valley, Kaliforni, dhe pozicionuar ngjitur me “Kampus 2” të Apple. Realizimi i projektit do të kushtojë 3 miliard dollarë dhe zhvillimi përfshin një lagje të re me shëtitore, zyra dhe hapësira rekreative. Sipër, catia e gjelbër do të ketë të integruar një park prej 12 hektarësh, ku do të kenë akses jo vetëm banorët dhe por edhe vizitorët.
Një rrugicë prej 6 kilometrash do të përdoret për ushtrime rekreative, për vrapim dhe ecje. Në catinë e gjelbër, do të ketë vreshta, pemishte dhe kopshte organike. Një amfiteatër publik është i përfshirë së bashku me zonat argëtuese për fëmijë, dhe gjithashtu do të ketë të integurar një strehë posacërisht për speciet vendase dhe zogjtë.
Nga perspektiva e mjedisit, skema siguron mbrojtjen e pemëve ekzistuese, dhe do të jetë përgjegjëse për mbjelljen e florës dhe bimëve që durojnë thatësira. Skema përmban gjithashtu edhe teatrot, korsi për ecje dhe bicikleta, një klub bowling dhe një shesh patinazhi.