23 kryeveprat arkitekturore te botes!
E vërteta është se, ndërtesa mund të jetë po aq shprehës sa këngët, poezitë, apo pikturat. Por ndërtesat janë një formë e artit në të cilën ju mund të ecni, por edhe të jetoni. Në nder të trashëgimisë sonë arkitektonike, Tech Insider ka përzgjedhur 23 ndërtesa që shtyjnë kufijtë e shprehjes strukturore.
Göbekli Tepe, Turqi
Ndërtesa më e vjetër që ne njohim sot është Göbekli Tepe në Turqi. E ndërtuar diku rreth 9500 para Kr, arkeologët nuk janë të sigurt për funksionin e saj, mendohet se ishte fetare.
Qendra Fulton, New York - SHBA
Që nga kohët e lashta, e më pas në ditët e sotme, njerëzit kanë ndërtuar disa struktura mjaft mbresëlënëse. Vitin e kaluar, u hap Qendra futuristike Fulton në Nju Jork.
Penleigh and Essendon Grammar School në Melburn, Australi
Dhe gjatë vitit pothuajse u ndërtuan një sërë kryeveprash arkitekturore rreth e qark botës, këtu përfshihet edhe Penleigh dhe Essendon Grammar School në Melburn, Australi.
La Sagrada Família, Barcelonë - Spanjë
Arkitekti modernist Antoni Gaudi nuk jetoi për të parë përfundimin e La Sagrada Família - në fakt, është ende duke u ndërtuar. Pjesa e jashtme duket si diçka përtej imagjinatës. Sidomos pamja e ndërtesës nga brenda është edhe më surreale!
Flatiron Building, New York - SHBA
Ndërtesa prej hekuri në Nju Jork është një nga kullat e para më të larta që janë ndërtuar në botë.
Woolqorth Building, Manhatan, New York City - SHBA
Woolworth Building, ishte ndërtesa më e lartë në botë nga 1913 deri 1930-ën.
Marina City, Chicago - SHBA
Apartamentet e “Marina City” në Chicago janë projektuar në mënyrë unike. Dy kullat që përbëjnë kompleksin “Marina City” janë ndërtuar në vitin 1964, dhe ishin ndërtesat e para me shërbime të përziera dhe të parat që janë ndërtuar me vinç në SHBA.
Kisha Temppeliaukio, Helsinki - Finlandë
Por jo të gjitha ndërtesat duhet të ndërtohen vertikalisht që të “prekin” qiellin. Kisha Temppeliaukio në Helsinki është ndërtuar në një shkëmb nëntokë dhe ende merr shumë rreze dielli.
Ndërtesa Turninn, Rejkjavik - Islandë
Disa prej ndërtesave më të bukura integrohen në peizazhin e tyre. Ndërtesa Turninn në Rejkjavik reflekton më së miri bukurinë e egër të Islandës.
Ndërtesa Nationalgalerie Neue, Berlin - Gjermani
Mjeshtëri modernist Mies van der Rohe përdori linjat minimale dhe hapsirën e hapur për të krijuar ndërtesa që duken sikur qëndrojnë pezull në ajër, sikurse Nationalgalerie Neue në Berlin, e ndërtuar në vitin 1960.
Pavijoni i Artë, Kioto - Japoni
Integrimi në mjedis është një nga idealet më të vjetra të arkitekturës. Kryeqyteti i vjetër japonez Kiotos përmban pavijon e Artë që të lë pa frymë... Por jo vetëm kaq, aty ndodhet edhe pavijoni tjetër po aq mahnitës, Silver.
Xhamia e Madhe Djenné, Mali
Xhamia e Madhe e Djenné në Mali është struktura më e madhe në botë, e ndërtuar me baltë - ajo mund të mbajë deri në 3.000 besimtarë.
Pompidou, Paris - Francë
Qendra e çuditshme Pompidou në Paris është një kryevepër e arkitekturës postmoderne.
Katedralja Chartes, Francë
E ndërtuar rreth 1200, Katedralja Chartes në veri të Francës është një shembull kryesor i arkitekturës gotike. Vini re zbukurime “Portals” në hyrjet kryesore të ndërtesës. Nga brenda është edhe më e mahnitshme!
Xhamia Blu në Stamboll - Turqi
Ndoshta e vetmja shtëpi e adhurimit që mund të përputhet më madhështinë e saj është Xhamia Blu në Stamboll, e ndërtuar në vitet 1600 në kulmin e Perandorisë Osmane. Zbukurimet e saj të brendshme janë punuar më dorë në më shumë se 20.000 pllaka.
Tempulli i Artë në Amritsar, Indi
Tempulli i Artë në Amritsar, Indi, është qendra e besimit Sikh, e ndërtuar tërësisht me ar dhe metale të cmuara.
Kalaja Neuschwanstein, Bavari - Gjermani
Kalaja Neuschwanstein në shtetin gjerman të Bavarisë thuhet se frymëzoi Walt Disney për të krijuar Kalanë e bukuroshes së Fjetur.
Trinity College, Dublin - Irlandë
Kolegji Trinity në Dublin është një perlë e një universiteti. Kolegji ka bibliotekë gjigande, pjesa më mahnitëse e të cilit quhet, “dhoma e gjatë”.
Qyteti i Ndaluar (Forbidden City), Kinë
Pallati Perandorak - i njohur si Qyteti i Ndaluar - është forma e fundit e arkitekturës së lartë kineze. Ky pallat ka qënë selia e qeverisë Kineze që nga 1420 deri 1912. Dhe mbi të gjitha hapësirat e brendshme janë vertët epike. Dhe diferencën e bëjnë detajet, simbolet dhe gëdhendjet në dru...
Kulla CCTV
Sot, disa nga format më eksperimentale të arkitekturës moderne në botë janë duke u ndërtuar në Pekin, e tillë është kulla CCTV, e njohur lokalisht si "Trousers".
Qyteti i humbur Machu Picchu, Kolumbi
Machu Picchu (Kreshta e vjetër) është qytet i Kolumbisë së lashtë në 2,430 metra lartësi mbi luginën Urubamba, pranë Kuskos. Machu Picchu është me siguri simboli më i njohur i Perandorisë Inka. Ky vend është cilësuar pasuri botërore në vitin 1983, kur u përshkrua si “një kryevepër absolute e arkitekturës dhe një dëshmi e veçantë e qytetërimit Inka.
Biblioteca España Parque në Medellin, Kolumbi
U hap në vitin 2007, Biblioteca España Parque në Medellin, Kolumbi, ishte projektuar nga arkitekti kolumbian Giancarlo Mazzanti. Të tre ndërtesat janë menduar që të duken si gurë, dhe sot të tillë duken !
Opera House, Sindei - Australi
Opera House në Sidnei është ambasador i ligjshëm i arkitekturës Australiane. Është projektuar nga arkitekti danez, Jørn Utzon dhe u hap në vitin 1973. Sot ajo është bërë hapësira e drejtpërdrejtë e shprehjes publike ...Dizajni i brendshëm është mahnitës.