×
Secondary Adv

A do te pranonit urdhra nga nje robot, Hitachi e puneson si menaxher!

Share on Google+

Kush ankohet se shefi i tij është shumë i rreptë apo pa ndjenja, ndoshta duhet të rimendohet. Imagjinoni nëse ju urdhëron një robot! Mund t’ju duket fantashkencë por ky është realiteti i përditshëm për punëtorët në Hitachi, të cilët kanë filluar të marrin mësime nga një program i inteligjencës artificiale.

 

 

Hitachi ka vendosur që drejtori i kompanisë të jetë një program i inteligjencës artificiale. Ai është programuar që të rrisë efikasitetin në magazinat në Japoni por ky vendim ka trembur gjithë personat që punojnë në sektorin e teknologjisë së avancuar.


Programi është dizajnuar për të rritur efikasitetin kryesisht në magazinat e kompanisë në Japoni, por për disa, shpikja mund të sinjalizojë një hap më pranë drejt një të ardhme ‘dystopiane’ (një shoqëri e karakterizuar nga mjerimi njerëzor, si varfëria, shtypja, sëmundjet, dhe mbipopullimi), ku njerëzit do të jenë të kontrolluar nga robotët. Kjo do të thotë që shumë shpejt ato mund të zëvendësohen nga kompjuterat dhe robotët.

 


Hitachi lancoi sistemin e inteligjencës artificiale në disa depo ku roboti tashmë u jep urdhra punonjësve njerëz të kompanisë. Kompjuteri analizon se si punëtorët i trajtojnë problemet, i analizon zgjidhjet e tyre dhe i përdor idetë më të mira për të rritur efikasitetin. Hitachi tha se një teknologji e tillë siguron urdhra të përshtatshëm të punës të bazuar tek kërkesa dhe grumbullon të dhëna të mëdha ditore në sistemet e biznesit të korporatave.Kjo është përshkruar si ideja  "Kaizen" ose përmirësimi i vazhdueshëm. Kompania japoneze tha se produktiviteti në një nga depot e saj është rritur nga tetë qind në sajë të sistemit të UA (Inteligjencës artificiale) dhe shpreson të zgjerojë bashkëpunimin njerëzor me robotët e saj.

 


Ajo synon aplikimin e teknologjisë edhe në fusha të tjera të tilla si financa, transporti, prodhimi, kujdesi shëndetësor, punët publike, dhe shpërndarja. Muajin e kaluar, Hitachi zbuloi një robot të ri të që mund të marrë sende dy herë më shpejt se të tjerët. Ky robot arrin ta bëjë këtë për shkak se krahët ndihmës punojnë në mënyrë të pavarur dhe pritet që të shitet brenda pesë viteve.


Më të lexuarat