
Ekspertet paralajmerojne se 2 vitet e ardhshme do te jene akoma me te nxehta se 2015-ta
2015 është viti më i nxehtë që është rregjistruar ndonjëherë, por ekspertët parashikojnë se 2016 do të jetë edhe më i ngrohtë, për shkak të valëve të të nxehtit që do të përfshinjë të gjithë planetin.
Hulumtuesit pohojnë se prania e fenomenit të El Nino ( crregullime klimaterike që prekin rajonin e Ekuadorit) në Paqësor mund të rrisë ndjeshëm temperaturat globale, duke shënuar fundin e ngadalësimit të ngrohjes globale. Por si do ti luftojë bota këto valë të të nxehtit gjatë dekadës së ardhshme? Vera në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Evropë mund të bëhet më e freskët dhe pjesa tjetër e globit do të ketë temperatura jashtëzakonisht të larta.
Gjetjet duket se kundërshtojnë argumentin e skeptikëve të klimës për ngadalësimin e normës së ngrohjes globale gjatë 17 viteve të fundit, por nga ana tjetër vërteton shqetësimet e shkencëtarëve rreth një botë ku temperaturat do të arrijnë jashtë normales, raporton “The Independent”.
Sipas shkencëtarëve në vitin 2015, temperatura mesatare e Tokës në sipërfaqe ka qenë rreth 0.68ºC mbi mesataren e viteve, 1961 -1990.
“Ne e dimë se modelet natyrore kontribuojnë në temperaturat globale çdo vit, por temperaturat shumë të larta këtë vit tregojnë ndikimin e vazhdueshëm të gazrave serë”, thotë drejtori dhe profesori, Stephen Belcher i Met Office në Qendrën Hadley.
Hulumtimi parashikon se bota ka hyrë në atë që mund të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të shekullit, ngrohja në Oqeanin Paqësor dhe në pjesë të tjera të botës. Ndërsa në ndryshim nga modelet e motit të natyrshme, efekti El Nino ndikon në rritjen e temperaturës për shkak të rritjes së volumit të gazeve serë në atmosferë.
Trendi mund të shkaktojë thatësira potencialisht vdekjeprurëse, valë të të nxehtit dhe ngjarje të tjera ekstreme të motit në disa pjesë të botës, por gjithashtu kjo do të thotë se vera për një pjesë të Europës do të bëhet edhe më e freskët përgjatë dekadës së ardhshme.
Kjo për shkak se temperaturat në oqeanin Atlantik, në veri pritet të bien akoma edhe më shumë gjatë viteve të ardhshme. Ndërsa temperaturat mesatare në mbarë botën po rriten me shpejtësi, në dekadën e kaluar, rritjet kanë qenë shumë më të ngadalshme se 30 vitet e fundit të shekullit të 20-të. Ekspertët thonë se mund të ndikojnë edhe faktorë të tjerë në rritjen e temperaturave, si për shembull shpërthimet vullkanike. Fenomeni i El Nino ka gjithashtu gjasa për të ngritur temperaturat në Paqësor me 2 deri në 3ºC.
Më të lexuarat








