×
Secondary Adv

Hidhni nje sy fabrikes futuristike ku prodhohen makinat BMW!

Share on Google+

Mjafton të përmendësh një emër si BMW dhe të përfytërosh, klasin, luksin dhe teknologjinë futuristike që të ofron. Por vini re artin e fabrikave që kanë prodhuar këta automobila elitarë. Nga një punishte e thjeshtë që është ndërtuar në fillimet e saj, e deri tek teknologjia e inteligjencës artificiale.

 


Është mjaft e vështirë që të futesh dhe të fotografosh një fabrikë prodhimi makinash, dhe kjo është pikërisht arsyeja pse Edgar Martins ka kërkuar që të fotografojë fabrikën e BMW-së në Mynih, Gjermani.Fabrika është e vendosur në veri të Mynihut, direkt pranë Shtabit të BMW Group dhe muzeut të BMW. Mos u habisni kur kompania thotë që ka të punësuar një fuqi punëtore prej rreth 9000 njerëzish nga më shumë se 50 vende të botës, duke përfshirë rreth 700 praktikantë. Pasi sikurse duket edhe nga fotot kompania ka edhe shumë robotë të “punësuar”.

 


Si pjesë e rrjetit botëror të Grupit BMW-së, fabrika ndërton më shumë se 900 makina dhe deri në 1.400 motorë në ditë, falë teknologjisë së avancuar të aplikuar nga vetë kompania.Si përfaqësues i të gjithë objekteve ndërkombëtare të prodhimit të Grupit BMW së, fabrika e BMW ofron një pasqyrë të drejtpërdrejtë të artit të prodhimit të automobilave.

 


Arkitektura dhe teknologjia është ajo që të le pa fjalë sapo futesh në selinë e BMW-së, me sisteme të kompjuterizuara që kontrollohet cdo proces i prodhimit të makinave, fillimisht pjesëve dhe më pas deri tek sistemet inteligjente të magazimit, që të japin idenë e një vendi surreal.


Më të lexuarat