
Ndertohet makineria qe do te shpetoje Hollanden nga permbytjet
Shkenctarët hollandezë kanë ndërtuar makinerinë që ka prodhuar dallgën më të madhe artificiale në botë si pjesë e një projekti disa milionë paund për të ndihmuar në uljen e përmbytjeve shkatërruese në vend.
Dallga më e lartë e arritur deri tani nga pajisja “Delta Flume” është mbi 5 metra, por inxhinierët shpresojnë të prodhojnë valë me lartësi akoma më të madhe në objektin e sapo-përfunduar 26 milionë euro. Makineria mban 9 milion litra ujë dhe arrin të prodhojë dallgë duke shtyrë ujin në një mur çeliku 10 m të lartë, që pompohet nga një rezervuar me 1,000 litra në sekondë.
Qëllimi i këtij projekti prej 20 milion paund është që shkenctarët të testojnë se si teknologjia përballon dallgët në raste përmbytjesh apo tsunami. “Dje arritëm të prodhonim një valë mbi 5 metra por shpresojmë të kemi disa më të larta,”- u shpreh Dr. Bas Hofland për BBC. Hollanda është parë si udhëheqëse botërore në teknologjitë e menaxhimit të përmbytjeve, duke pasur teknika të adoptuara të tilla si shtëpitë amfibe, ndërtimin e shtëpive në trarë për të mbrojtur popullsinë. Arsyeja pse vendi është kaq proaktiv është për shkak se dy të tretat e vendit janë në rrezik nga përmbytjet.
Në vitin 1953, rreth 2.000 persona u vranë kur një baticë e lartë gjatë një stuhie në Detin e Veriut çoi në 1,500 km katrore toke, përmbytje të mëdha. Kjo bëri që më pas të ndërtoheshin një rrjet digash dhe barrierash, në një përpjekje për të mbrojtur pjesët e vendit ndaj përmbytjeve. Nëse një stuhi prapritmas ndodh, në Zeeland, në jugperëndim të vendit, është ndërtuar një strukturë e tillë gjigante, qe bashkon dy gadishuj me porta të cilat mund të mbyllen në qoftë se kushtet përkeqësohen.
Megjithatë, ekologu bregdetar Dr. Bregje van Wesenbeeck tha se vendi ende ka nevojë për sistemet mbrojtëse natyrale. Dr .Wesenbeeck pretendon se sistemet natyrore si dunat e rërës apo digat të mbuluara me bar janë më të lehta për tu ndërtuar, pavarësisht se janë komplekse.
Shkencëtarët janë duke përfunduar testimin e tyre të makinerisë, në pritje të fillimit të punës zyrtarisht në tetor. Ajo do të bëhet pjesë integrale e përpjekjeve hollandeze për të mbrojtur vendin nga ujërat bregdetare, tani dhe në të ardhmen.
Një raport i 2013 i OKB-së për ndryshimin e klimës, paralajmëron se në vitin 2100, nivelet globale mesatare të detit mund të rriten me 28cm dhe 98cm. Një tjetër studim pretendon se skenari më i keq është se do të shohin shtëpitë e 600 milionë njerëzve të përmbytura çdo vit.
Më të lexuarat








