Project Soli, teknologjia qe do tju lejoje te kontrolloni pajisjet tuaja me gjeste, pa i prekur
Projekti Soli, i zhvilluar në një laborator në San Francisko, është një sistem që identifikon lëvizjet e gishtave, duke përdorur një radar të ndërtuar në mikroçipe të vogla.
Departamenti ATAP i Google, divizioni përgjegjës për zbatimin e ideve të pazakonta dhe krijimin e teknologjisë së re ka tërhequr të gjithë vëmendjen në konferencën e Google. Ata prezantuan Projekt Soli: një teknologji me bazë radari që ju lejon që të kontrolloni të gjitha pajisjet tuaja me gjeste, pa i prekur ato. Studiuesi kryesor i projektit, Ivan Poupyrev tha se puna revolucionare e ekipit të tij do të ndryshojë përgjithmonë “rregullat e lojës”. Ai shpjegoi se radari i vendosur në mikroçip mund të ndjekë lëvizjet e vogla, me anë të të cilave mund të ndërveprohet me kompjuterin dhe pajisjet e vogla që vendosen në trup. Pritet që ekipi i udhëhequr nga Poupyreve, të ndërtojë radarin brenda 10 muajve te ardhshem.
Sipas tij e gjithë bota po shndërrohet në një pajisje, me të cilën duhet ndërveprojmë kudo. Nëse ndonjëri prej jush është kurioz të dijë se si ne do të mund të ndërveprojmë me të gjithë botën? Shpikësi rus edhe për këtë e ka një përgjigje – thjesht me lëvizjen e gishtave, ne do të krijojmë thirrje virtuale, ekrane me prekje dhe shumë më tepër se kaq.
Projekt Soli punon duke përdorur një radar të gjerë për njohjen e lëvizjeve, shpejtësisë dhe distancës. Spektri i radarit prej 60 Ghz (Gigahertz) punon me 10 mijë pamje në sekondë. Këto lëvizje përkthehen më pas në komanda që imitojnë prekjet në ekran. Cipet janë krijuar nga prodhuesi gjerman Infineon, por janë aq të vogla saqë mund të vendosen në pajisje dore dhe të tjera.