Superkompjuteri qe parashikon vdekjen, 96 per qind saktesi!
Disa studiues nga Bostoni kanë bërë të mundur krijimin e një superkompjuteri, i cili sipas tyre mendohet se mund të parashikojë vdekjen e një pacienti me një saktësi 96 % . Superkompjuteri është përdorur në një qendër mjeksore izrealite. Ai është i pajisur me disa monitorë që lidhen me pacientët dhe thuhet që mund të zbulojë sëmundjet më mirë se vetë doktorët.
Superkompjuteri është i mbushur me informacione të më shumë se 250,000 njerëzve në 30 vitet e fundit. Shpejtësia e diagnostikimit të një sëmundjeje do të mund të ofronte një shërim të shpejtë, potencialisht duke shpëtuar jetën e një pacienti – gjithashtu duke parashikuar edhe vdekjen e tij. Kompjuteri mbledh të dhëna nga pacienti çdo tre minuta, duke matur çdo gjë që nga niveli i oksigjenit, e deri tek presioni i gjakut. Ky është superkompjuteri i parë në botë i cili njihet si një pajisje që bën diagnostikime të tilla.
Dr. Steve Horng tha për BBC-në se : “Qëllimi ynë nuk është që të zëvendësojmë mjekun. Kjo intelligjencë artificiale do të rrisë aftësinë e mjekëve për t'u kujdesur për pacientët. Ne mund të parashikojë me 96 për qind siguri kur pacientët kanë probabilit për të vdekur”, shtoi Dr. Horng. “Nëse kompjuteri thotë se ju do të vdisni, ju ndoshta do të vdisni në 30 ditët e ardhshme”.
Gjatë këtij vitit mjekët në spitalin e Bostonit përdorën Google Glass për kujdesin e përditshme mjekësor. Mjekët janë duke kërkuar të dhënat për pacientët në Google Glass dhe kontrollojnë cdo gjë në internet. Ata madje kanë vënë edhe kode mbi dyert në dhomat e pacientëve, në mënyrë që ata të mund të hyjnë menjëherë në të dhënat mjekësore të pacientit.
Google Glass, e cila kushton 1500 dollarë, është aktualisht e kufizuar për disa mijëra njerëz, por do të jenë gjerësisht e disponueshëm këtë vit. Ajo është e lidhur me internet përmes Wi-Fi dhe ka një ekran të vogël që lejon përdoruesit të shohin tekstin dhe imazhet para syve të tyre.