×
Secondary Adv

Arabia Saudite nderton nje qytet me 100 mije tenda me kondicioner

Share on Google+

Mina është një qytet i vogël i Arabisë Saudite, i shtrirë në mes të një lugine në provincën e Mekës,  8 kilometra larg nga vetë qyteti kryesor i Shenjtë. Por ky qytet nuk është i populluar gjithmonë nga banorët pasi qëllimi i vetëm i ekzistencës së tij, është për pelegrinazhin vjetor musliman në Mekë.

 


Pra ky qytet popullohet vetëm një herë në vit, dhe në të shkojnë më shumë se 3 milion njerëz nga mbarë bota, të cilët akomodohen në 100.000 tenda me ajër të kondicionuar. Të cilat përdoren vetëm 5 ditë për pelegrinët e Haxhit. Tendat, të cilat kanë përmasa 8 metër me 8 metër, u ndërtuan nga qeveria Saudite në vitin 1990 dhe u modernizuan në vitin 1997 me elementë kundra zjarrit dhe të veshur me lesh xhami.

 


Vetë tendat janë mjaft të mëdha, dhe janë ndarë në dy kampe, të cilët përfshijnë kuzhinën dhe tualetet. Çdo kamp ka zonën e abdesit (nënkupton pastrimin e pjesëve të caktuara të trupit për kryerjen e veprimeve të ndryshme fetare islame). Për të shmangur konfuzionin, tendat janë të koduara me ngjyra për secilin vend.

 


Tendat do mund të strehonin thuajse 3 milionë refugjatë sirianë të cilët kanë lënë vendin e tyre për shkak të luftës civile. Gjithësesi sipas Washington Post, vendet e pasura të Gjirit si Arabia Saudite, Katari dhe Kuvajti nuk kanë pranuar refugjatë nga Siriane.


Më të lexuarat